Ειδήσεις ΤΖΟΚΕΡ· ΣΕΙΣΜΟΣ· ΟΑΕΔ· ΤΕΛΗ ΚΥΚΛΟΦΟΡΙΑΣ 2017 Συννεφιά 12 Αθήνα Αναλυτικά

PASOK zhgënjen emigrantët,i kthen në kushtet e vitit 1999,duhet të pajisen me çertifikatë shëndetësore të huajt e ligjshëm dhe të paligjshëm

PASOK zhgënjen emigrantët,i kthen në kushtet e vitit 1999,duhet të pajisen me çertifikatë shëndetësore të huajt e ligjshëm dhe të paligjshëm
Διαδώστε αυτό το άρθρο

 

Επιλογή κατηγορίας

Στην ίδια κατηγορία

Τελευταία ενημέρωση: 11.10.2011 | 11:41
Πρώτη δημοσίευση: 11.10.2011 | 11:41


Certifikatë mjekësore për të gjithë emigrantët, pavarësisht nëse janë të ligjshëm apo të paligjshëm. Ky është urdhëri i fundit i qeverisë, që i drejtohet punëdhënësve. Certifikata mjekësore që vërteton gjendjen shëndetësore të emigrantit është më e rëndësishme dhe se leja e qëndrimit, sipas vendimit të fundit, përderisa gjoba arrin deri në 100.000 euro në mungesë të paraqitjes. Shkaku i dispozitës së fundit janë rastet e shumta të emigrantëve (kryesisht nga Afrika) me sëmundjen e malarjes, që janë rritur në mënyrë shqetësuese muajt e fundit.

Sipas gazetës “Plus Gazeta Athina”,dispozita e fundit ligjore, për emigrantët, është miratuar nga ministria e Shëndetësisë dhe hyn menjëherë në fuqi, ndërsa kontrollet e punëdhënësve për “certifikatën shëndetësore” ose “kartën e shëndetit” do t’i kryejnë si policët, ashtu dhe policia e bashkisë, drejtoritë e inspektoriatit të shëndetit, inspektoriati i punës, si dhe SDOE. Gjithashtu, të gjithë kanë të drejtë të vendosin gjoba, nëse emigrantët (shtetasit e huaj) nuk kanë kartën e shëndetësissë, që fillojnë nga 10.000 euro e arrijnë deri në 100.000 euro, sipas numrit të punëtorëve pa certifikatë.

 Siç e theksuam dhe më lartë, kontrolli nuk do të ketë asnjë lidhje me dokumentat e qëndrimit, nuk do të kërkohet aspak leje e qëndrimit apo “ensimat” kontrata e punës, përderisa ka të bëjë me çështje shëndetësore dhe dispozita në fjalë nuk konsideron punëdhënësin përgjegjës për qëndrimin e ligjshëm të emigrantit në vend, por vetëm për kontrollin e duhur shëndetësor.  Deri në 27 shtator të këtij viti, në Greqi janë konstatuar 27 të sëmurë me malarje, sëmundje epidemike, nga të cilat 14 në Lakonia, 2 në Kalivia e Marathona të Atikës, 2 në Evia, 1 në Orhomeno Viotias dhe 1 në Agia Larisa.

Po kështu 16 të sëmurë u kuruan në Lakonia ndërsa 2 prej tyre janë nga Rumania. Rastet janë si fëmijë ashtu dhe të rritur, ndërsa 56% janë burra. Malarja është epidemike dhe shkaktohet nga mushkonjat e infektuara. Simptomat janë: temperaturë e lartë, dridhje të trupit, dhimbje muskujsh dhe kockash, marrje mendsh, dobësi. Certifikata mjekësore (karta e shëndetit) sigurohet në spitalet shtetërore, me analizat bazë të gjakut, urinës e koprana.
Diçka të tillë duhet të sigurojnë gjithmonë të punësuarit në restorante, furra etj.


   Διαδώστε αυτό το άρθρο
close button

Κάντε Like: Newsit.gr στο Facebook