Ειδήσεις ΤΖΟΚΕΡ· ΣΕΙΣΜΟΣ· ΟΜΠΑΜΑ· ΤΕΛΗ ΚΥΚΛΟΦΟΡΙΑΣ 2017 Συννεφιά 12 Αθήνα Αναλυτικά

Kaos në doganën e Kapshticës,deri në 6 orë vonesë në doganën shqiptare dhe greke – Greqia:Fajtore pala shqiptare

Kaos në doganën e Kapshticës,deri në 6 orë vonesë në doganën shqiptare dhe  greke – Greqia:Fajtore pala shqiptare
Διαδώστε αυτό το άρθρο

 

Επιλογή κατηγορίας

Στην ίδια κατηγορία

Τελευταία ενημέρωση: 31.10.2011 | 13:17
Πρώτη δημοσίευση: 31.10.2011 | 13:17

Dogana  greke dhe shqiptare duket se nuk kanë aspak bashkëpunim për të përpunuar...

udhëtarët me pasojë të krijohen radhë të gjata.

Gjithmonë jemi mësuar të themi se gjatë festave të fundvitit,Pashkët ,por edhe gjatë muajit gusht,në doganë ka shumë radhë të gjata.

Mirëpo kohët e fundit kjo nuk po ndodh vetëm në periudhë festash,por edhe çdo të dielë.

Indinjuese ka qenë për mijëra emigrantë dhe turistë shqiptarë dita e djeshme e diel 30/10/2011,ku radha ka qenë deri në 5 km në doganën shqiptare.

Në doganën greke nuk ka pasur shumë makina,pasi policia nuk lejonte të bëhej fluks,duke i lënë kështu në doganën shqiptare.

Ajo që u vu re nga gazetari i Newsit në doganën shqiptare,ka qenë fakti se më shumë është vonuar autobusi në doganën shqiptare,se në atë greke.

Autobusi arriti në doganë rreth orës 14.00.U detyruan ushëtarët të presin më shumë se dy orë në doganën shqiptare,ndërsa në atë greke,u vonuan shumë më pak,duke u krijuar kështu mendimi se fajtore për ditën e djeshme ka qenë pala shqiptare.

Siç duket edhe në foto,dogana shqiptare ka pasur radhë makinash deri në 6 km,ndërsa në doganën greke ka pasur radhë 300 m.

Newsit ka tentuar të komunikojë me doganën e Kapshticës dhe pala greke ka sqaruar se ka punuar me më shumë se tre sportele,duke theksuar se nuk ishte në dijeni se çfarë po ndodhte në doganën shqiptare dhe ka bërë përgjegjëse autoritet shqiptare.

Pala greke i ka treguar gazetarit radhën e  automjeteve,duke i thënë se nuk ka penguar hyrjen,madje i ka bërë pyetjen:”Gajtë  pritjes në doganën greke,keni parë që ne të bllokojmë hyrjen e automjeteve?”.

Me këtë pyetje pala greke i ka bërë gol palës shqiptare duke i lënë përgjegjës për sorollatjen e madhe të ditës së djeshme.

Për nevojat e reportazhit ,Newsit ka kërkuar të gjejlë numër kontakti me palën shqiptare,por ka qenë e pamundur,pasi në Shqipëri ende nuk ka një katalog elektronik për të gjetur numra telefoni të institucioneve.

 



   Διαδώστε αυτό το άρθρο
close button

Κάντε Like: Newsit.gr στο Facebook