Ειδήσεις ΤΖΟΚΕΡ· ΣΕΙΣΜΟΣ· ΟΜΠΑΜΑ· ΤΕΛΗ ΚΥΚΛΟΦΟΡΙΑΣ 2017 13 Αθήνα Αναλυτικά

Aksident tragjik me 12 studente të vdekura dhe 26 të plagosur në Himarë

Aksident tragjik me 12 studente të vdekura dhe 26 të plagosur në Himarë
Διαδώστε αυτό το άρθρο

 

Επιλογή κατηγορίας

Στην ίδια κατηγορία

Τελευταία ενημέρωση: 21.05.2012 | 20:54
Πρώτη δημοσίευση: 21.05.2012 | 20:54

Ngjarja  tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Himarë-Sarnadë ku një autobus me 50 studente është rrëzuar në Qafën e Vishnjës. Autobusi është rrëzuar në një greminë që është së ...

 paku 100 metra e lartë duke shkatuar vdekjen e të paktën 12 personave,ndërsa dyshohet se të paktën 22 studentë të  tjerë kanë mbetur të plagosur.

Drejt vendit të ngjarjes, në zonën e quajtur Qafa e Vishës, kanë mbërritur forca të shumta policore, autoambulanca dhe helikopterë.

Mësohet se autobusi i rrëzuar është me targë Elbasani, “EL 2274V”, dhe se studentët janë të Universitetit Aleksandër Xhuvani, dega Gjuhë-Letërsi, viti i tretë.

Nga të dhënat e para mësohet se autobusi është me targat e Elbasanit. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thonë se mund të ketë edhe viktima.

Nënkryetari i bashkisë së Himarës thotë se deri më tani dyshohet se kanë gjetur vdekjen 12 studente. Fillimisht u mendua se ishte një autobus me nxënës, por është konfirmuar se autobusi ka qenë më studente femra nga universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Studentet i përkasin fakultetit të Gjuhë-Letërsisë, që ishin nisur për një ekskursion 24 orësh.

Në komunikatën e policisë thuhet: “Në orën 16:50 minuta morën informacionin se në Qafën e Vishës, një autobus me targë Elbasani, “EL 2274 V”, ka dalë nga rruga. Drejt vendit të ngjarjes janë dërguar njësi policore të repartit Delta Forcë dhe të policisë rrugore, si dhe është ngritur një grup pune për menaxhimin e situatës. Në zonën e aksidentit janë dërguar helikopterë nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Mbrojtjes”.

Autobusi drejtohej nga shtetasi Pëllumb Çela, 55 vjeç, i cili ka qenë shoferi i mjetit. Një prej dëshmitareve të ngjarjes, shtetasja Ticiana Hysa, e cila udhëtonte me autobusin e aksidentuar, ka thënë se para daljes nga rruga automjeti i transportit urban po ecte shumë shpejt.

Sipas dëshmive në vendngjarje, mësohet se disa herë drejtuesi i mjetit ka pasur kërkesa për të ulur shpejtësinë por ai nuk ka reaguar duke vazhduar ecjen me të njëjtin intensitet.
Në rrugën kryesore Himarë-Sarandë, ku ndodhi ngjarja, në krah të djathtë të saj duket vendi ku autobusi ka dalë nga rruga duke kapërcyer një bordurë të paktën 20 apo 25 centimetra të lartë.

Nga Universiteti i Elbasanit, është bërë i mundur edhe lista e vajzave që udhëtonin në autobusin e aksidentuar:
Eriselda Gubere, Eriselda Coku, Erjana Geshtenja, Ermira Mana, Fabjola Shefi, Florie Peci, Gerta Kasmeto, Griselda Zeneli, Griselda Gilani, Isjana Karriqi, Ismarta Klosi, Joana Debinja, Luljana Kuqi, Juljana Tola, Kaltra Kokozhani, Laureta Cani, Lindita Kabashi, Lirie Hasa, Oliverta Dhembi, Oltjana Beqiri, Tisjana Hysa, Anisa Cobaj, Enkelejda Berberi, Adjola Musaku, Hanife Xhepexhiu, Anila Suli, Shegushe Haka, Oltjana Hyzo.
Ministri i Brendshëm Bujar Nishani deklaroi publikisht për median se kemi të bëjmë me një tragjedi kombëtare.

“Konfirmohen deri më tani 12 persona që kanë humbur jetën ndërsa të plagosurit janë transportuar në spitalin e Tiranës”, u shpreh Nishani. Sipas tij është ngritur një grup hetimor dhe prokurorët janë në spitalin e Himarës ndërsa forcat speciale janë në vendin e ngjarjes për të mbledhur të dhënat dhe për të ruajtur zonën. Nishani u shpreh se trupat e personave të pajetë po bëhen gati për tu dërguar drejt spitalit të Vlorës ku mund të merren nga familjarët pas identifikimit. Duke folur për të plagosurit, Nishani tha se “ne jemi të gjithë me tad he angazhimi ynë është tu japim ndihmën”.


   Διαδώστε αυτό το άρθρο
close button

Κάντε Like: Newsit.gr στο Facebook