Ειδήσεις ΤΖΟΚΕΡ· ΣΕΙΣΜΟΣ· ΚΑΙΡΟΣ ΑΘΗΝΑ· ΟΑΕΔ Μερικά Σύννεφα 22 Αθήνα ΚΑΙΡΟΣ

PS:Të bashkohemi që të rrëzojmë qeverinë e korruptuar

PS:Të bashkohemi që të rrëzojmë qeverinë e korruptuar
Διαδώστε αυτό το άρθρο

 

Επιλογή κατηγορίας

Στην ίδια κατηγορία

Τελευταία ενημέρωση: 09.04.2010 | 15:50
Πρώτη δημοσίευση: 09.04.2010 | 15:50

Kreu i Partisë Socilaliste në ftseën e qytetarëve për protesta ka akuzuar qeverinë se po mbyll vende pune dhe se ekonomia është në rënie të ndjeshme.

"Sali Berisha i grabiti votat në 28 qershor, por më keq akoma, qysh prej 28 qershorit  nuk po hap, por po mbyll vende pune, nuk po krijon më shumë  mirëqenie, por po provokon më shumë lëndime e po sjell më shumë varfëri, nuk po ofron më shumë shanse dhe mundësi për njerëzit që duan të jetojnë në këtë vend, apo që nuk kanë rrugë tjetër përveçse të jetuarin në këtë vend, por po sjell më shumë papunësi, më shumë rrënim ekonomik e social, më shumë nga gjithçka që ne duhe dhe meritojmë të ndahemi. "

Rama theksoi se Berisha përveç se pranisë në media nuk e di ku gjendet vetia e tij.Nuk është pranë problemeve të popullit ,ekonomia shqiptare po rrënohet.

"Sali Berisha përsëriti se Shqipëria është vendi i një mrekullie ekonomike. Ndërkohë që mrekullinë ekonomike që ju e dëgjoni përditë nga goja e atij që është kryeministër me vendim gjykate, apo e atyre rreth tij, përmes televizionit, nuk e shihni asgjëkund rreth e rrotull vetes. Për më tepër në shtëpinë tuaj, jo vetëm që nuk ka asnjë shenjë të mrekullisë ekonomike, por përkundrazi ka përditë e më shumë shenja të rrënimit ekonomik.
Sot me të njëjtat lek blen më pak, duke paguar më shumë, sepse ka rënë fuqia blerëse, ka rënë leku, janë rritur çmimet, janë mbyllur shtigjet e punësimit për ata që janë të papunë. E, çdokush që e ka një punë jeton me ankthin se do e humbi vendin e tij të punës për shkak të një krizë ekonomike që i vendos sipërmarrësit në një pozitë përherë e më të vështirë. Po jeton dhe me ankthin se do humbi punën edhe në shtet, për shkak të një shteti të bërë njësh me pushtetin, i cili i përdor rrogat për të mbajtur në këmbë një ushtri shërbëtorësh dhe militantësh. "


   Διαδώστε αυτό το άρθρο
close button

Κάντε Like: Newsit.gr στο Facebook