Ειδήσεις ΤΖΟΚΕΡ· ΣΕΙΣΜΟΣ· ΚΑΙΡΟΣ ΑΘΗΝΑ· ΟΑΕΔ 17 Αθήνα ΚΑΙΡΟΣ

Rrëzohet autobusi në greminë,14 të vdekur,ditë zie sot në Shqipëri

Rrëzohet autobusi në greminë,14 të vdekur,ditë zie sot në Shqipëri
Διαδώστε αυτό το άρθρο

 

Επιλογή κατηγορίας

Στην ίδια κατηγορία

Τελευταία ενημέρωση: 18.07.2010 | 16:59
Πρώτη δημοσίευση: 18.07.2010 | 16:59

Pukë-Një aksident i rëndë ka ndodhur dje pasdite në rrugën Rrëshen-Fushë Arrës ,ku një autobus i nisur nga Tirana ka rënë në një greminë të thellë rreth 500 metra, me pasojë të humbasin jetën 14 persona.

Nga burime policore mesohet se, vendi i aksidentit është fshati Dom i Komunës Gjegjan, Pukë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ne aksin Rrëshen-Fushë Arrëz, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një greminë. Sipas 14 persona  kanë gjetur vdekjen, ndërsa nuk 15 të tjerë janë plagusur,citon agjensia Alblajme.

Të gjitha autoambulancat e Rreshenit janë angazhuar për të transportuar të plagosurit të spital ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion mjete për transportimin drejt Tiranës të atyre që paraqiten në gjendje të rëndë. Ndërkohë janë angazhuar edhe automjete civile për transortimin e të plagosurve drejt spitalit të Rrëshenit dhe Pukës.

Në Fushë Arrëz dhe në Komunën Gjegjan të Pukës 9 familje kanë hapur dyert e vdekjes për të afërmit e tyrë që humbën jetën në aksidentin tragjik të të dielës pasdite, kur autobusi i linjës Durrës- Fushë Arrëz, doli nga rruga dhe ra në greminë. Zi në familjen Marku, Gjoni, Dyzeni, Mustafa, Lleshi, Prenga, Gjergji, Paloka dhe Pera. Vdekja sikur është ulur këmbëkryq në familjen Marku, dhe Mustafa të Fushë Arrëz, ndërsa në familjen Peraj të komunës Gjengjan të Pukës, mortja të ngjall frikë.

Pak ditë më parë, kjo shtëpi kishte përcjellë për në banesën e fundit kryefamiljarin Gjin Peraj, i cili kishte gjetur vdekjen aksidentalisht teksa priste dru në malin Munellë të Pukës. Me lëndën drusore, kryefamiljari nxirrte të ardhurat për familjen e tij të përbërë nga bashkëshortja, dy djemtë, nëna e tij dhe halla, dy plakat e e moshuara.

Sot dyert e mortit janë hapur sërish. Nga banesa e varfër, në 16.00 do të përcillet për në banesën e fundit Gjovalini, 15 vjec, djali i madh i familjes. Ndërsa për djali i vogël Erikson Peraj një fije peri e ndan jetën me botën e përtejme. Eriksoni, 9 vjecar ka pësuar dëmtime në të dyja mushkëritë dhe gjëndja e tij shëndetësore është tepër e rëndë.

Trupit të imët të vogëlushit iu desht ti nënshtrohej një operacioni të gjatë dhe të rëndë, i cili sipas mjekëve të spitalit ushtarak zgjati gati gjithë natën, por sërish mjekët nuk japin shpresa. Edhe tentativa për ta dërguar në Spitalin e Mushkërive, në Sauk të Tiranës, për një mjekim më të specializuar dështoi. Mjekët thanë se shëndeti i tij nuk mund të përballonte transportim nga një spital në tjetrin.  E plagosur është dhe e ema Flora 38 vjecare. Familja Marku ka humbur Almën 33 vjece dhe djalin Arsenin 8 vjecar. Familja Mustafa do përcjellë për në banesën e fundit Ademin 55 vjecar, Elonën vetëm 12 vjece dhe Lavdien, 41 vjece.

Për në banesën e fundit do të përcillen edhe Paulin Gjoni, 28 vjec, Mimoza Dyzeni, 29 vjece, dhe Preng Dyzeni 38 vjec, Marte Lleshi, 31 vjece, Marie Prenga 60 vjece, Zef Gjergji, 47 vjec (shoferi i autobusit) Fran Paloka, 22 vjec.



Policia e Shtetit ka arritur në një shkak paraprak për tragjedinë e ndodhur dje në Gjegjan të Pukës. Burime zyrtare nga policia thanë pak më parë për Agjencinë AlbLajme se, shkaku i deritanishëm i ndodhjes së ngjarjes së rëndë është humbja e kontrollit të automjetit nga ana e shoferit.

“Nga hetimet e kryera nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit të rëndë, ndodhur gjatë ditës së djeshme në aksin rrugor Fushë Arrës-Durrës, në fshatin Dom, Gjegjan, rezulton:

Nga kryerja e ekspertimit auto-teknik të mjetit ka rezultuar se shpejtësia e lëvizjes së mjetit ka qenë brenda normave të lejuara, lëvizja është kryer brenda normave të qarkullimit rrugor dhe në kahun e lejuar, sistemi i drejtimit të mjetit ka funksionuar normalisht. Po ashtu nga hetimet e kryera rezulton se drejtuesi i mjetit ishte i pajisur me lejen e drejtimit përkatëse dhe kishte një përvojë shumëvjeçare në drejtim, ndërkohë gjendja e rrugëve ishte e rregullt.

Nga raporti i mjekësisë ligjore nuk rezulton që drejtuesi i mjetit të ketë pasur probleme të menjëhershme të natyrës shëndetësore gjatë drejtimit të mjetit. Ndërkohë nga pyetja e dëshmitarëve nuk rezulton të ketë pasur mjet tjetër në momentin e ndodhjes së aksidentit. Grupi hetimor i ngritur për hetimin e kësaj ngjarje të rëndë i kryesuar nga Prokurori i rrethit Pukë, ka konkluduar se shkak i këtij aksidenti ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit nga ana e drejtuesit të tij, shtetasit Zef Mark Frroku (Gjergji).

Nga ana e grupit hetimor vazhdon kryerja e veprimeve procedurale për këtë ngjarje me pyetjen e dëshmitarëve, të dëmtuar nga ky aksident. Në vijimësi do ju bëjmë me dije lidhur me ecurinë e hetimeve të kryera nga grupi hetimor për këtë aksident të rëndë”, tha Policia e Shtetit.




   Διαδώστε αυτό το άρθρο