Ειδήσεις ΣΕΙΣΜΟΣ· ΠΑΝΕΛΛΗΝΙΕΣ 2017· ΤΖΟΚΕΡ· ΚΑΙΡΟΣ Λιακάδα 31 Αθήνα ΚΑΙΡΟΣ

Kaluan dhe qëlluan me armë pranë shtëpisë së Aristotel Gumës

Kaluan dhe qëlluan me armë pranë shtëpisë së Aristotel Gumës
Διαδώστε αυτό το άρθρο

 

Επιλογή κατηγορίας

Στην ίδια κατηγορία

Τελευταία ενημέρωση: 19.08.2010 | 17:12
Πρώτη δημοσίευση: 19.08.2010 | 17:12

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar pranë shtëpisë së Aristotel Gumës në Himarë ,i cili mbeti i vdekur nga një aksident,për të cilin bëhet fjalë se mund të ketë qënë i qëllimshëm,pasi...

disa orë më parë Guma kishte folur greqisht dhe disa të rinj  e kishin fyer atë duke e ndaluar që të përdorte greqishten.

Sipas informacioneve ekskluzive të Newsit.gr,dy makina kaluan mbrëmjen e kaluar pranë shtëpisë të fatkeqit Aristotel Guma dhe qëlluan tre herë me armë në ajër.

Newsit.gr komunikoi me pjestarët e familjes të cilët shprehën shqetësimin e tyre për këtë incident,që nuk është aspak njerëzor,në një moment që ditën e premte familja bën 9 ditët e djalit të tyre, që humbi jetën për motive të dobta në moshë 35 vjeçare.

Për fat të keq ngjarja ka marrë përmasa tepër të mëdha ,duke mos respektuar familjarët e viktimës dhe duke u sjellë atyre probleme me anë të  të shtënave .

Ngjarja ndodhi një javë më parë në qytetin e  Himarës,kur 35 vjeçari Aristotel Guma kishte shërbyer klientët në dyqanin  e tij në gjuhën greke.



   Διαδώστε αυτό το άρθρο