Ειδήσεις SURVIVOR· ΤΖΟΚΕΡ· ΣΕΙΣΜΟΣ· ΠΑΝΕΛΛΗΝΙΕΣ 2017· ΚΑΙΡΟΣ Συννεφιά 15 Αθήνα ΚΑΙΡΟΣ

U zhvillua ceremonia e 40 ditëve të Aristotel Gumës

U zhvillua ceremonia e 40 ditëve të Aristotel Gumës
Διαδώστε αυτό το άρθρο

 

Επιλογή κατηγορίας

Στην ίδια κατηγορία

Τελευταία ενημέρωση: 19.09.2010 | 14:24
Πρώτη δημοσίευση: 19.09.2010 | 14:24

Sot shënohen 40 ditë nga dita kur i riu himarjot Aristotel Guma gjeti vdekjen më 12 gusht në një aksident automobilistik mes një automjeti dhe motorcikletës ku po udhëtonte.

Sot paradite në kishën Shën Pandon të Himarës ka nisur mesha e përshpirtshme. Në këtë ceremoni janë të pranishëm miq, familjarë dhe të afërm të të riut si dhe disa politikanë grekë, dhe përfaqësi nga mitropoliti i Gjirokastrës.

Mesha  e cila nisin në mëngjes në orën 08:00 dhe përfundoi rreth orës 11:30 është zhvilluar e tëra në gjuhën greke. Të pranishëm në ceremoninë meshtare kanë qenë politikanë grekë si dhe politikanë të tjerë shqiptarë përfaqësues të minoritetit.

Në meshë i pranishëm ishte prefekti i zonës të Atikës, deputeti i partisë së djathtë ekstremiste L.A.O.S, i Athinës Spiridon-Andonis Georgiadhis, Deputeti i PASOK për Janinën Mihalis Pandullas, ish- prefekti i Selanikut, aktivist i Vorio- Epirit.

Rreth orës 09:45 minuta në meshë ka mbërritur dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, kundërshtari i tij politik, Kristaq Kiço, i cili është në krye të një partie të re minoritare MEGA, deputeti i PBDNJ-së Thoma Miço. Në meshë ka qenë dhe metropoliti i Gjirokastrës me korin fetar të shkollës fetare të fshatit Bularat si dhe përfaqësues të FEVA- bashkimi koordinator studentor i betejave për Vorio- Epirin.

Për këtë ceremoni janë prodhuar enkas dhe shumë pankarta ku dallohet qartësisht fytyra e të ndjerit e shkruhet se “Aristotel Guma, 37 vjeç nga Vorio-Epiri, Himara, u vra pse fliste greqisht. Gjuha jonë është shpirti jonë që nuk vdes, nuk mund të vritet”. Policia nuk ka konfirmuar asnjëherë se vdekja e Gumës ka ndodhur pse fliste greqisht, por ai ka gjetur vdekjen në një aksident automobilistik. ndërkohë kanë përfunduar në pranga të akuzuarit si autorë të ngjarjes.

Në takimet e djeshme me kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto, Sekretari i Përgjithshëm i MPJ greke,Yannis Zeppos ngriti shqetësimin e “politikës greke” për vrasjen e 37-vjeçarit Aleksandër Guma. Nga ana e saj qeveria shqiptare është shprehur e palëkundur për arritjen e standarteve më të larta të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe minoriteteve.



   Διαδώστε αυτό το άρθρο