Ειδήσεις ΤΖΟΚΕΡ· ΣΕΙΣΜΟΣ· ΟΑΕΔ· ΙΤΑΛΙΑ Συννεφιά 7 Αθήνα ΚΑΙΡΟΣ

Princi vrau të dashurin e tij gjatë teksa po e keqtrajtonte seksualisht

Princi vrau të dashurin e tij gjatë teksa po e keqtrajtonte seksualisht
Διαδώστε αυτό το άρθρο

 

Επιλογή κατηγορίας

Στην ίδια κατηγορία

Τελευταία ενημέρωση: 08.10.2010 | 11:33

  Shok ka shkaktuar gjyqi që është duke u zhvilluar në Gjykatën Penale Qëndrore të Anglisë Old Bailey.

Në bankën e të akuzuarve është ulur një princ i Arabisë Saudite,i cili akuzohet se qëlloi për vdekje shërbëtorin e tij që e kishte njëkohësisht edhe dashnor.

Princi refuzon edhe akuzën e krimit,por mohon gjithashtu se është homoseksual,mirpo provat kundër tij janë të pakundërshtueshme.

Ngjarja filloi të zhvillohet disa vite më parë kur Bandar Abdulaziz njohu princin Saud Abdulaziz al-Saud Naser (babai i tij është nipi i mbretit të Arabisë Saudite) dhe u punësua si shërbëtor. Të dy udhëtonin bashkë gjatë tre viteve të fundit dhe gjatë gjithë kësaj kohe ,viktima jetonte si në ferr.

Princi ishte tepër i dhunshëm me të dhe e keqtrajtonte çdo ditë,sipas dëshmimtarëve. Incidenti i fundit i dramës është luajtur në një hotel në qendër të Londrës.

Atje dy të rinjtë argëtuan duke pirë në holl dhe më pas shkuan në dhomën e tyre ku u zhvillua një sherr i madh.Disa orë më vonë,shërbëtori u gjet i vdekur,i mbuluar nga gjaku dhe kishte shumë shenja keqtrajtimi në trupin e tij.

Siç u vërtetua në vazhdim,34-vjeçari princ keqtrajtonte seksualisht për javë të tëra shërbëtorin e tij Bandar Abdulaziz. Sapo policia shkoi në vendin e krimit,princi ishte duke bërtitur se nuk ishte homoseksual dhe thoshte se kishte lidhje erotike me një vajzë në Arabinë Saudite. Gjatë hetimeve,

Policia mblodhi kasetat e kamerave të hotelit ku dukej se disa ditë më parë,princi kishte qëlluar viktimën në ashensor. Vrasja ndodhi në muajin shkurt dhe këto ditë po zhvillohet gjyqi në Londër.



   Διαδώστε αυτό το άρθρο
close button

Κάντε Like: Newsit.gr στο Facebook