Ειδήσεις ΤΖΟΚΕΡ· ΣΕΙΣΜΟΣ· ΚΑΙΡΟΣ ΑΘΗΝΑ· ΟΑΕΔ Συννεφιά 19 Αθήνα ΚΑΙΡΟΣ

Bombë ushqimore për fëmijët tanë:Një hamburger nuk mori erë as pas 6 muajsh!

Bombë ushqimore për fëmijët tanë:Një hamburger nuk mori erë as pas 6 muajsh!
Διαδώστε αυτό το άρθρο

 

Επιλογή κατηγορίας

Στην ίδια κατηγορία

Τελευταία ενημέρωση: 12.10.2010 | 14:39
Πρώτη δημοσίευση: 12.10.2010 | 14:39


-Histori shokuese e një hamburgeri që nuk u prish asnjëherë
-Reportazh i pabesueshëm i një gazete angleze
-As qentë nuk e hanin hamburgerin

Është një pyetje që gjithmonë ia bëjmë vetes tonë,çfarë konsumojmë?.Ndoshta plehra,por edhe çdo gjë që mund të imagjinohet shërbejnë dyqanet fast food.Reportazhi i një gazete britanike tmerron!

Sipas gazetës Daily Mail ,ngjarja filloi gjashtë muaj më parë.Gazetarja e gazetës,Sally Davis,shkoi para gjashtë muajve në një McDonald's dhe bleu një Happy Meal.Dmth një hamburger me patate të skuqura,e cila zakonisht
preferohet nga fëmijët.

Gazetarja shkoi në banesën e saj dhe fotografoi hamburgerin.E vendosi në një pjatë dhe bëri pozën e parë në datën 10 prill 2010.Të njëjtën gjë vazhdoi të bëjë çdo ditë deri para disa ditëve.





Ditët kalonin dhe gazetarja fotografonte.Pas gjashtë muajsh pa se hamburgeri me patate të  skuqura nuk kishte ndryshuar fare.As pak myk nuk kishte,ndërsa nuk mbante as erë të keqe.
 
Fakti që e trembi më shumë gazetaren,madje e tmerroi ,ishte se kur tentoi ti japë hamburgerin qenve ,qentë jo vetëm që nuk e preferuan,por u kthyen nga ana tjetër.

"Nuk isha në gjendje ta besoja atë që shikoja.Kur pashë se edhe qentë nuk e preferuan,atëherë u tremba.Më  e keqja është se ky lloj hamburger u shërbehet fëmijëve tanë.Imagjinoni se çfarë hamë ne të rriturit.Mendoni se çfarë mund të kenë brenda këto lloj produktesh dhe munden të rezistojnë gjashtë muaj" tha Sali për gazetën.
"Madje ,pas kaq shumë kohësh,nuk mbante as erë si produkt i prishur" shtoi Sali

 
Në të vërtetë është e tmerrshme të mendojmë se çfarë konsumojnë fëmijët tanë dhe çfarë hamë ne të rriturit...



   Διαδώστε αυτό το άρθρο