Ειδήσεις ΤΖΟΚΕΡ· ΣΕΙΣΜΟΣ· ΚΑΙΡΟΣ ΑΘΗΝΑ· ΟΑΕΔ 20 Αθήνα ΚΑΙΡΟΣ

Malmstrom:Nuk do të jetë e nevojshme të tregoni para për të kaluar në Schengen

Malmstrom:Nuk do të jetë e  nevojshme të tregoni para për të kaluar në Schengen
Διαδώστε αυτό το άρθρο

 

Επιλογή κατηγορίας

Στην ίδια κατηγορία

Τελευταία ενημέρωση: 16.11.2010 | 13:03
Πρώτη δημοσίευση: 16.11.2010 | 13:03

Mijra shqiptarë ka qetësuar Komisioneria Malmstrom për çështjen e kalimit në doganë.

Shumë shqiptarë ishin keqinformuar dhe mendonin se do të duhej të tregonin një shumë parash në kufi ose një kartë krediti,gjatë kalimit me pasaportë biometrike për të hyrë në Schengen.

Sipas TCH, zyrtarja e lartë e BE-së theksoi se shqiptarët mund të pyeteshin në kufij në lidhje me udhëtimin e tyre, por kjo nuk do të thotë se ata ishin të detyruar të jepnin informacion mbi të ardhurat që dispononin.

“Atyre mund t’u bëhen sigurisht pyetje kur të arrijnë në kufi, por kjo nuk do të thotë që duhet të kenë me vete dhe të tregojnë një shumë të caktuar parash ose një kartë krediti”, theksoi Malmstrom, e cila pak ditë më parë zhvilloi një vizitë dhe në vendin tonë.

Sipas komisioneres, pas 15 dhjetorit të këtij viti, shqiptarët do të mund të lëvizin lirshëm në Europë, konform kushteve të unionit. Por ajo theksoi se kjo lëvizje mund të kryhej vetëm me pasaportat e reja biometrike.

“Qytetarët që duan të përdorin sistemin, duhet të kenë patjetër pasaportat biometrike. Po ashtu duhet të dinë se i jepet mundësia e qëndrimit në Bashkimin Europian vetëm për tre muaj. Nëse qëndrojnë më gjatë, qëndrimi i tyre kthehet në të jashtëligjshëm”, theksoi Malmstrom, duke i cilësuar këto si rregullat e vetme për lëvizjen e lirë.



   Διαδώστε αυτό το άρθρο