Ειδήσεις ΤΖΟΚΕΡ· ΣΕΙΣΜΟΣ· ΚΑΙΡΟΣ· ΟΑΕΔ· ΤΕΛΗ ΚΥΚΛΟΦΟΡΙΑΣ 2017 Bροχή 11 Αθήνα Αναλυτικά

Shtyhet integrimi i Shqipërisë në BE për në vitin 2018!

Shtyhet integrimi i Shqipërisë në BE për në vitin 2018!
Διαδώστε αυτό το άρθρο

 

Επιλογή κατηγορίας

Στην ίδια κατηγορία

Τελευταία ενημέρωση: 23.11.2010 | 15:31
Πρώτη δημοσίευση: 23.11.2010 | 15:31

Vendi që iu dha shqiptarëve shpresën se deri në vitin 2014,do të bëhet anëtarësimi i Shqipërisë në BE,i njëjti vend ka dhënë sot lajmin e hidhur se Shqipëria mund të anëtarësohet në BE ,në vitin 2018.

Iniciativa e ndërmarrë prej qeverisë greke,e trumbetuar prej saj,sidomos vitin e kaluar,por edhe muajt e fundit dhe e artikuluar fillimisht nga kryeministri Papandreu se vendet e Ballkanit Perëndimor,ku bën pjesë edhe Shqipëria do të anëtarësohen në BE në vitin 2014, është shtyrë për vitin 2018.

Nga Brukseli,Ministri i Jashtëm plotësues grek Dhimitris Droutsas deklaroi se pas 8 vjetësh mund të ketë një integrim të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.Zyrtari grek shkoi edhe më tej duke thenë se kjo datë mund të hidhen në diksutim pas katër vjetësh,vetëm për ato vende që i kanë plotësuar kriteret e kërkuara.Deklaratat e Droutsas u bënë në mbledhjen e Europian Policy Center-EPC në Bruksel

Në Samitin e Selanikut në vitin 2014 Greqia do të synojë krijimin e "Group 2014" dhe do kërkojë konsensus brenda vendeve të BE-së që 2018 të caktohet si data e anëtarësimit në bllok të Shqipërisë,Serbise,Maqedonisë,Bosnjes dhe Malit të zi.Ministri i Jashtëm plotësues i Greqisë nuk dha asnjë shpjegim në lidhje me planin greko-amerikan për anëtarësim të këtyrë vendeve brenda vitit 2014,por premtoi mbështetje prej BE-së që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e bllokut
.



   Διαδώστε αυτό το άρθρο
close button

Κάντε Like: Newsit.gr στο Facebook