Ειδήσεις ΣΕΙΣΜΟΣ· ΠΑΝΕΛΛΗΝΙΕΣ 2017· ΤΖΟΚΕΡ· ΚΑΙΡΟΣ Λιακάδα 33 Αθήνα ΚΑΙΡΟΣ

Sa do të rritet çmimi i cigareve gjatë vitit 2011?

 Sa do të rritet çmimi i cigareve gjatë vitit 2011?
Διαδώστε αυτό το άρθρο

 

Επιλογή κατηγορίας

Στην ίδια κατηγορία

Τελευταία ενημέρωση: 24.11.2010 | 15:31
Πρώτη δημοσίευση: 24.11.2010 | 15:30

Në rritjet të çmimit të cigareve ka vendosur të përparojë Ministria e  finacave dhe kjo pasi ministria ka vendosur të rriti akcizën për duhanin dhe cigaret.Ndryshimi i ligjit për “Akcizat” ka mbërritur këto ditë në Kuvend dhe pret miratimin.

Ndryshimet që priten të miratohen në këtë ligj,përfshijnë vetëm akcizën për cigaret dhe duhanin,pa prekur produktet e tjera.

Ky ndryshim konsiston në rritjen e akcizës me 20 lekë.Nga 50 lekë që ka qënë,prej 1 Janarit akciza për cigaret do të bëhet 70 lekë.Një rritje e tillë do të reflektohet rrjedhimisht tek çmimi i shitjes së cigareve në treg,çmim ky që pritet të jetë më i lartë.Çmimi i lartë i cigareve pritet të vijë,jo vetëm si pasojë e rritjes së akcizës,por edhe nga tendenca e tregtarëve për abuzime me çmimin.

E thënë më thjështë,çmimi i rritur i cigareve nuk do të jetë në atë masë,sa është rritja e akcizës,por dicka më lartë.Specialistët që janë marrë me hartimin e këtij ndryshimi të ligjit “Për Akcizat” argumentojnë se rritja e akcizës për cigaret është në kuadër të një nisme të ndërmarrë prej Ministrisë së Shëndetësisë për luftën kundër duhanit.

Numri i duhanpirësve në Shqipëri arrin në rreth 872 mijë ose afro 50% e popullatës mbi 18 vjeç.Ndër të tjera,Shqipëria rezulton një nga vendet me prevalencë më të lartë të duhanpirjes në të gjithë Evropën.Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon se taksat (akciza + tvsh) për duhanin duhet të përbëjnë 70-80% të cmimit të shitjes me pakicë,ndërsa në vendin tonë këto taksa përbëjnë rreth 40% të cmimit.

Sipas studimeve të ndryshme duhanpirja shkurton pritshmërinë e jetëgjatësisë së njeriut mesatarisht me 25 vjet,kjo për duhanpirësit e rregullt.Me anë të rritjes së akcizës synohet të mbrohet shëndeti i qytetarëve dhe të frenohet rritja e numrit të duhanpirësve.

Krahas këtij objektivi madhor,kjo nismë pritet të ketë efektin e vet edhe në buxhetin e vitit 2011.Rritja e akcizës për cigaret pritet të sjellë në buxhetin e shtetit rreth 2.8 miliardë lekë.Megjithatë,qeveria i trembet edhe një rritjeje të mundshme të sasisë së cigareve që mund të hyjnë ne vend nëpërmjetë rrugëve informale.Për këtë mësohet se janë marrë masa të rrepta administrative prej Ministrisë së Financave

Në fakt një nismë e tillë ka kohë që përflitej prej Ministrisë së Financave,por ende nuk ishte zyrtarizuar.Megjithatë,zërat se do të ketë rritje të akcizës duke filluar nga 1 Janari 2011,i kanë shërbyer mjaft tregtarëve,të cilët kanë vepruar dhe po veprojnë në mënyrë të zgjuar. Aktualisht ata po blejnë sasi të shumtë cigaresh, dhe i mbajnë të bllokuara nëpër magazina,derisa ligji i ri të hyjë në fuqi në datën 1 Janar.Me ketë praktikë fitimet e tyre janë të shumta.

Efektet primare të kësaj nisme,që kanë të bëjnë me mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe frenimin e numrit të duhanpirësve,mbeten për t’u parë.Një nismë e mëparshme në këtë fushë,sic ishte ligji “Antiduhan” nuk pati sukses

 



   Διαδώστε αυτό το άρθρο