Ειδήσεις ΤΖΟΚΕΡ· ΣΕΙΣΜΟΣ· ΚΑΙΡΟΣ ΑΘΗΝΑ· ΟΑΕΔ 8 Αθήνα ΚΑΙΡΟΣ

Fundosën Greqinë që të pasurohen vetë akoma më shumë

Fundosën Greqinë që të pasurohen vetë akoma më shumë
Διαδώστε αυτό το άρθρο

 

Επιλογή κατηγορίας

Στην ίδια κατηγορία

Τελευταία ενημέρωση: 25.11.2010 | 14:07
Πρώτη δημοσίευση: 25.11.2010 | 14:07

Kjo kopertinë reviste po i kthehet revistës Focus mbrapsht për të marrë gishtin dhe ta përdori për nevojat  e veta,pasi nga "ndihma që i dha Greqisë Gjermania,ka fitim 600 milionë euro.

Titulli vjen nga një intervistë e dhënë prej një analisti ekonomik për revistën Bild,ku thotë se Gjermania do të fitojë nga “ndihma” që i dha Greqisë,600 milionë euro brenda 3-4 viteve.

Për shumë muaj rrjesht pothuajse e  gjithë bota ishte duke diskutuar për një mekanizmë shpëtimi për Greqinë që të mos falimentonte.

Të gjithë krerët e Eurozonës,por edhe kreu i SHBA-së nuk bënin fjalë për fitimin që do të kishin,por flisnin vetëm për të mirën e Greqisë!

Mekanizma për të shptuar Greqinë nga falimentimi quhej “ndihmë”,por mesa duket nuk ishte ndihmë por borxh dhe madje me një përqindje të lartë.

Në një intervistë për revistën Bild,kreu i Fondit Mbështetës tha se Gjermania do të ketë një fitim prej rreth 600 milonë eurosh brenda 3-4 viteve.

“Bëhet fjalë për garanci dhe jo para në dorë.Askush nuk do të preki paratë e  taksapaguesve gjermanë.Është shumë e  mundur që Gjermania të ketë fitim prej rreth 600 milionë euro për kontributin e saj që dha për të “ndihmuar” Greqinë,pasi grekët do të duhet të paguajnë një përqindje të parave që morën”.

Këto janë fjalët që thotë Clauss Regling,por mos harroni fjalët që kishte thënë z.Merkel disa muaj më parë,e cila theksonte se Greqia nuk është në gjendje të marri para borxh.Kujtoni gjithashtu z.Obama,i cili tha të njëjtën gjë dhe tha se do të ndihmonte Greqinë të merrte para nga FMN.

Duket qartë loja që luajtën,jo për të ndihmuar Greqinë,por për të fituar disa shtete siç është Gjermania etj.




   Διαδώστε αυτό το άρθρο
close button

Κάντε Like: Newsit.gr στο Facebook