Ειδήσεις ΤΖΟΚΕΡ· ΣΕΙΣΜΟΣ· ΚΑΙΡΟΣ ΑΘΗΝΑ· ΟΑΕΔ 18 Αθήνα ΚΑΙΡΟΣ

Nesër pa viza në BE,Çfarë duhet të keni me vete?

Nesër pa viza në BE,Çfarë duhet të keni me vete?
Διαδώστε αυτό το άρθρο

 

Επιλογή κατηγορίας

Στην ίδια κατηγορία

Τελευταία ενημέρωση: 14.12.2010 | 19:37
Πρώτη δημοσίευση: 14.12.2010 | 19:37

Lëvizje të lirë do të kenë nga dita  e nesërme të gjithë shqiptarët për në vendet e  zonës Schengen.Lëvizja ndoshta quhet e lirë,por do të shoqërohet me një sërë pyetje në doganë,nga ku do të ketë raste refuzimi për të kaluar.

 

Gjithashtu pritet që radhët të jenë shumë km të gjata,pasi do të pyeten të gjithë qytetarët.

Në qoftë se qytetarët shqiptarë dhe boshnjakë nuk kanë fondet e duhura,atyre mund t’u refuzohet kalimi në vendet e zonës shengen.Qeveria shqiptare duhet të informojë qytetarët e vet për liberalizimin e vizave dhe rregullat që shoqërojnë këtë proces.Kjo është një një kërkesë që zyrtarët e Bashkimit Europian ia kanë parashtruar shpesh herë qeverisë shqiptare,para dhe pas vendimit që i ndezi dritën jeshile lëvizjes së lirë të shqiptarëve.Rreth kësaj kërkese të përsëritur kanë shkruar edhe mediat shqiptare dhe ato të huaja.Jo më larg se dje shumë media të huaja kanë shkruar sërish rreth liberalizimit të vizave për Shqipërinë,madje kanë publikuar edhe listën e vendeve të zonës Shengen dhe fondet minimale që do t’ju kërkohen qytetarëve tanë.Ndër të tjera thuhet se qytetarët shqiptar do të jenë në mbikëqyrje të autoriteteve kufitare dhe të emigrcionit.Na rastet kur shkelen afatet e qëndrimit ose paraqitet kërkesë për azil,do t’iu refuzohet hyrja në vendet Schengen nga 3 deri në 5 vjet.Nëse kryeni vepra penale do t’ju ndalohet hyrja përgjithnjë.Do t’iu refuzohet hyrja nëse bileta e avionit/autobusit/tragetit  nuk është me rikthim.

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë fushata informuese për liberalizimin e vizave para dhe pas marrjes së vendimit,por ende konstatohet një paqartësi nga ana e qytetarëve.Nga njëra anë vërehet një dyndje e justifikuar e qytetarve për t’u pajisur me pasaporta biometrike,nga ana tjetër ka një konfuzion mes tyre sa i përket rregullave që shoqërojnë lëvizjen e lirë.

 

Kjo është lista e vendeve të zonës Shengen dhe mjetet monetare të nevojshme që duhet të dispononi për të shkuar në këto vende

Itali Nga 1 në 5 ditë: Një person: 269 euro Dy ose më shumë persona: 212,81 euro Nga 6 deri në 10 ditë Një person: 44, 93 euro Dy ose me shumë persona: 26,33 euro Për 11 deri në 20 ditë: Një person: Shuma fikse: 51,64 euro + 36,67 në ditë Dy ose më shumë persona: Shuma fikse: 25,82 euro + 22,21 në ditë Më shumë se 20 ditë: Një person: Shuma fikse: 206,58 euro + 27,89 në ditë Dy ose më shumë persona: Shuma fikse: 118,79 euro + 17,04 në ditë.

Greqi
20 euro në ditë

Gjermani
45 euro në ditë

Belgjike
38 euro në ditë për ata që s'kanë kartë krediti

France
52,60 euro në ditë

Holande
34 euro në ditë

Zvicer
100 CHF ne ditë studentet (30 CHF) në ditë

Austria
E papërcaktuar

Qipro
E papërcaktuar

Danimarke
60 euro në ditë

Spanjë
63, 20 euro në ditë

Finlande
30 euro në ditë

Hungari
1000 HUF

Islande
4000 ISK

Letoni
60 LVL në ditë

Lituani
15LVLnë ditë

Luksemburg
  e papërcaktuar

Malte
20MTL 48 euro në ditë

Norvegji
500 NOK për ditë për ata që s'shkojne tek familjarët

Poloni
500 PLN

Portugali
75 euro për hyrje 40 euro në ditë

Sllovaki
e papërcaktuar

Slloveni
70 euro në dite për ata që s'shkojnë tek familjarët

Suedi
E papërcaktuar

Republike Ceke
0,5 herë minimumin e nevojave personale në ditë (sipas legjislacionit) për më pak se 30 ditë
.

Duke marrë në konsideratë nivelin e jetesës së shqiptarëve dhe të ardhurat mesatare mujore të tyre,por edhe faktin që remitancat (dërgesat e emigrantëve) janë ulur ndjeshëm këto dy vitet e fundit,mund të themi se për shumicën e shqiptarëve levizja drejt shengenit do të mbetet luks.Kjo e drejtë do t’u mohoet shumë qytetarëve që realisht nuk e përballojnë dot financiarisht lëvizjen në vendet e shengenit.Megjithatë ky fakt nuk ia zbeh rëndësinë liberalizimit të vizave,si një ngjarje e madhe dhe e shumëpritur për vendin tonë .Pavarësisht se nuk do të jetë i prekshëm nga të gjithë liberalizimi i vizave do t’i japë një tjetët dimension zhvillimeve ekonomike,politike dhe social kulturore në vend.

 



   Διαδώστε αυτό το άρθρο