Ειδήσεις ΤΖΟΚΕΡ· ΣΕΙΣΜΟΣ· ΚΑΙΡΟΣ ΑΘΗΝΑ· ΟΑΕΔ 12 Αθήνα ΚΑΙΡΟΣ

Probleme të shumta në Kakavijë-Pa probleme kalimi Kapshtica

Probleme të shumta në Kakavijë-Pa probleme kalimi Kapshtica
Διαδώστε αυτό το άρθρο

 

Επιλογή κατηγορίας

Στην ίδια κατηγορία

Τελευταία ενημέρωση: 15.12.2010 | 18:25
Πρώτη δημοσίευση: 15.12.2010 | 18:25

Dita e parë pa viza drej BE,nuk ka qenë për të gjithë shqiptarët njëlloj.Paraditen e sotme në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës janë refuzuar për të hyrë në tokën greke mjaft shtetas shqiptarë,ndërsa në doganën e Kapshticës nuk ka patur pothuajse asnjë problem.

Nga rreth 100 shtetas që janë paraqitur kanë kaluar vetëm 20 prej tyre,ose 2 në 10 persona.Autoritetet greke e argumentojnë diçka të tillë me mungesë dokumentacioni nga ana e qytetarëve shqiptarë.

Konkretisht,shumë qytetar nuk kishin siguracion shëndetësor dhe kishin pasaktësi tek të dhënat e tjera,siç ishin adresat e personave ku do të shkonin,numrat e tyre të tel etj.

Nga kjo situatë e krijuar në këtë pikë kufitare,Drejtori i Kufirit dhe Emigracionit në Gjirokastër,Eduard Caka zhvilloi një takim me drejtues të lartë të doganës shqiptare për të diskutuar për zbatimin e Kodit Shengen"Të jemi realistë, autoritetet greke në Kakavijë janë befasuar nga liberalizimi i vizave për shqiptarët, gjë që kërkon pak kohë që të ambjentohen me një situatë të tillë.Besoj se të gjithë personat që disponojnë pasaportë biometrike do të qarkullojnë lirshëm dhe pa probleme në orët e ardhshme", tha Caka. 

Dogana shqiptare ka hapur një numër të madh sportelesh,rreth 15 të tillë,ndërsa dogana greke punon vetëm me një sportel.Mungesa e kuponit të siguracionit të jetës mund të plotësohej menjëherë në doganë,në sportelet e komapnive të sigurimit,kundrejt vleftës 5 euro.

Nga ana tjetër,dogana e  Kapshticës nuk ka patur probleme të theksuara.Nga shtatë persona që kanë qenë pa vizë në një autobus,vetëm njëri është kthyer mbrapsht ,pasi nuk ka patur destinacion të caktuar në Greqi.

Me këtë rast informojmë qytetarët shqiptarë se duhet të kenë njohuri të saktë të personit që I prêt.Adresën,numrin e  telefonit ,punën etj,që të kenë mundësi të justifikojnë kalimin e tyre në doganë.

Kjo panoramë jo fortë e këndshme e ofruar në këtë pikë kufitare,që në ditën e parë të lëvizjes pa viza,tregon edhe njëherë punën e dobët të qeverisë në informimin e qytetarëve rreth këtij procesi.Europianët i kanë bërë thirrje vazhdimisht qeverisë të intensifikojë fushatën e saj informuese për qytetarët.

Amullia e krijuar ditën e parë tregon se informimi nuk është realizuar si duhej,tregon se nuk mjaftonin vetëm spotet televizive,të përqëndruara në pak televizione,por duhej një fushatë me intensive.Sido që të jetë,pavarësisht punës së dobët të qeverisë,ky proçes mbart rëndësi të madhe për të gjithë  shqiptarët dhe do t’i shërbejë shumë  edhe zhvillimit social-ekonomik të vendit.



   Διαδώστε αυτό το άρθρο
close button

Κάντε Like: Newsit.gr στο Facebook