Ειδήσεις ΤΖΟΚΕΡ· ΣΕΙΣΜΟΣ· ΚΑΙΡΟΣ ΑΘΗΝΑ· ΟΑΕΔ 15 Αθήνα ΚΑΙΡΟΣ

Berisha:Rama organizoi kriminelë dhe banditë që të më merrte karrigen mua

Berisha:Rama organizoi kriminelë dhe banditë që të më merrte karrigen mua
Διαδώστε αυτό το άρθρο

 

Επιλογή κατηγορίας

Στην ίδια κατηγορία

Τελευταία ενημέρωση: 24.01.2011 | 11:22
Πρώτη δημοσίευση: 24.01.2011 | 11:22

Në një atmosferë të rëndë shqetësimi dhe ankthi u zhvillua dje mbledhja e  Këshillit të Ministrave nën drejtimin e  kreut të qeverisë z.Sali berisha.

Berisha akuzoi Ramën për grusht shteti dhe sulm ndaj institucioneve,ndërsa akuzoi kryeprokuroren Rama se anëson tërosisht nga Partia Socialiste,duke i kujtuar asaj se në atë karrige e  ka vënë Berisha dhe Mazhoranca.

Berisha tha se Rama kërkon të marri pushtetin me dhunë dhe është një “skenari i një puçi, e një përpjekje të qartë, evidente për të marrë pushtetin me dhunë, nga një treshe, tashmë e njohur,  Edvin Kristaq Rama dhe dy ministrat e diktaturës komuniste Gramoz Ruçi dhe Skënder Gjinushi.

Në këtë përpjekje, Edvin Kristaq Rama mendonte se, atë që nuk e realizoi dot me votën e lirë të shqiptarëve, do ta realizonte me dhunën e banditëve, trafikantëve, bashibozukëve të paguar,  duke shfrytëzuar një montim të turpshëm të tij.” tha Berisha.

Berisha tha se Rama thirri në demonstratëne  datës 21 banditë dhe kriminelë.” Zgjodhi  ditën e Leninit, për të inkurajuar banditë, kriminelë, terroristë  të të gjitha markave, shpërndau qindra milion lekë, pagesa të dyfishta, pagesën për të ardhur në demonstratë që ishte rreth 10 mijë 20 mijë lek dhe pagesën për të qëlluar me gurë dhe dhunë ishte rreth 200-300 mijë lekë të vjetra. Këto i bënë haptas në sy të publikut, në të katër anët.

Berisha tha se përgatiti gjithçka që demonstrata të mos provokohej nga policia ,madje kryeministri shtoi se porositi kreun e  policisë që efektivët të përgatiten psikologjisht për të mos u krijuar incidente.“Më datën 21 kam thirrur në zyrën time, Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Ju kam dhënë porosi të plotë dhe të veçantë, se do të shmanget çdo provokim ndaj protestuesve, do të tolerohet gjithçka që është e mundshme. Natyrisht nëse ka dhunë do të zbatohet ligji, por për gjëra të vogla sharje, e gjera të tilla të mos veprohet. Kam marrë garanci të plotë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe i kam kërkuar që edhe psikologjikisht të bisedojë me trupën e policisë që të shmangë çdo lloj provokimi.”

“Edvin Kristaq Rama ishte futur në lokalin  e Fidelit dhe pasi dha urdhër dhe orientimin e bandave, nga bulevardi drejt kryeministrisë, drejtonte operacionin e turpshëm nga kulla karshi. Kishte rrethuar kryeministrin e vendit, priste që dilte fitimtar të vinte dhe të ulej në karrigen e tij , pasi bandat, banditët kriminelët , trafikantët të kalonin të gjitha mekanizmat  mbrojtjes dhe ai me padurim priste karshi dhe karrigia  e Fidelit filloi ti dukej e ngjashme me atë të kryeministrit dhe me padurim priste që të ulej aty” tha Berisha në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.



   Διαδώστε αυτό το άρθρο
close button

Κάντε Like: Newsit.gr στο Facebook