Ειδήσεις SURVIVOR· ΤΖΟΚΕΡ· ΣΕΙΣΜΟΣ· ΠΑΝΕΛΛΗΝΙΕΣ 2017· ΚΑΙΡΟΣ Συννεφιά 26 Αθήνα ΚΑΙΡΟΣ

Sekuestrohet në Gjirokastër një ton hashash

Sekuestrohet në Gjirokastër një ton hashash
Διαδώστε αυτό το άρθρο

 

Επιλογή κατηγορίας

Στην ίδια κατηγορία

Τελευταία ενημέρωση: 08.02.2011 | 11:54
Πρώτη δημοσίευση: 08.02.2011 | 11:54

Një operacion të sukseshëm me rezultat sekuestrimin e  1 ton mariuane ka kryer policia e  Gjirokastrës.

Sipas policisë lokale,operacioni ka filluar në datën datën 06.02.2011,  rreth orës 19.00.

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në bazën e informacioneve të siguruara dhe të vërtetuara në rrugë operative se nga fshati Lazarat është nisur një pjesë e ngarkesës me një automjet tip Touareg, menjëherë kanë ngritur shërbimet në aksin rrugor Gjirokastër- Jorgucat. Rreth orës 18.00 në dalje të fshatit Lazarat është konstatuar automjeti Fuoristradë e tipit Wolsvagen Touareg me traga Tr 81 94 R, ne pronesi te shtetasit Ardjan Halili,  i datelindjes 1970,  lindur dhe banues ne Tepelene, duke lëvizur në drejtim të Sarandës  .Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve  menjëherë i janë vënë në ndjekje.


Ndjekja ka vijuar përgjatë aksit rrugor Gjirokastër- Jorgucat, duke bashkëpunuar edhe me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Njësinë Rajonale të Qarkullimit Rrugor . Automjeti ka lëvizur me shpejtësi të madhe në drejtim të Jorgucatit ,  por kur ka parë postobllokun  e policisë kufitare dhe të policisë rrugore në dalje të  Jorgucatit  është kthyer me shpejtësi në drejtim të Gjirokastrës, ku është ndjekur nga Specialistët e Sektorit Kudnër Narkotikëve .  Duke parë se në hyrje të Dervicjanit ishte ngritur një postobllok tjetër automjeti është futur në fshatin Goranxi  në një rrugicë dhe duke përfituar nga errësira drejtuesi i automjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar .

Nga kqyrja e automjetit rezultoi se: Në brendësi të automjetit u  gjetën dhe u sekustruan në cilësinë e provës materiale një sasi rreth 180 kilogramë lëndë narkotike Mariuanë. Drejtuesi i automjetit është evidentuar dhe shpallur në kërkim .

2-Operacioni ka vijuar më datën 07.02.2011 ,  ku rreth orës 21.00 , nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër  u finalizua me sukses faza e dytë e operacionit të zhvilluar në aksin rrugor Gjirokastër -Sarandë.

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në vijim të  informacioneve të siguruara dhe të vërtetuara në rrugë operative  në lidhje me vazhdimin e  trafikut të lëndëve narkotike nga ky grup,  kanë marrë informacion se nga fshati Lazarat  rreth orës 20.30 minuta të datës 07.07.2011,  është nisur pjesa  tjetër e ngarkesës me një automjet Ford Transit dhe po lëviste në drejtim të Sarandës,  menjëherë shërbimet e Sektorit Kundër Narkotikëve  i janë vënë në ndjekje ku pas disa minutash është bërë bllokimi i automjetit dhe i drejtuesit të mjetit.

Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur arrestimi  në flagrancë i shtetasit:

 Artan Bresha,  i datëlindjes 1976,  lindur dhe banues në Tepelenë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas u kap në flagrancë duke transportuar në drejtim të Sarandës me automjetin e tij tip Furgon Tranzit me targa TP 07 65 B,  rreth 820 kilogramë lëndë narkotike Mariuanë .

Lënda narkotike ishte e mbështjellë me letër natriban në pako me peshë të ndryshme dhe ishte vendosur në brendësi të furgonit ,  pasi pjesa mbrapa s’kishte sedilje,(furgoni shërbente për transport mallrash),   si dhe  një sasi u gjet poshtë pjesës së sediljes së parë të pasagjerit. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Trafikut të lëndëve narkotike”,  vepër kjo e parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

 



   Διαδώστε αυτό το άρθρο