Ειδήσεις SURVIVOR· ΤΖΟΚΕΡ· ΣΕΙΣΜΟΣ· ΠΑΝΕΛΛΗΝΙΕΣ 2017· ΚΑΙΡΟΣ Συννεφιά 18 Αθήνα ΚΑΙΡΟΣ

Për të njëjtin krim, shqiptarët dënohen me shumë se vendasit

Për të njëjtin krim, shqiptarët dënohen me shumë se vendasit
Διαδώστε αυτό το άρθρο

 

Επιλογή κατηγορίας

Στην ίδια κατηγορία

Τελευταία ενημέρωση: 02.03.2011 | 15:47
Πρώτη δημοσίευση: 02.03.2011 | 15:47

Greqi - Sipas një studimi të Universitetit të Athinës, për të njëjtin krim,shqiptarët ...

dënohen më shumë vite sesa vendasit ose të huajt e tjerë. Përkatësisht mesatarja e viteve të dënimit për shkelëligjësit grekë është 5.1 vjet, për afrikanët 8.3 vjet, ndërsa për shqiptarët 10.5 vjet.


Sipas profesorit Vasilis Karidhis në Universitetin e Athinës, është hera e parë që zhvilllohet një studim i tillë dhe rezultatet janë me të vërtetë mbresëlënëse.

Vendi u shndërrua papritur në një destinacion emigrimi. Nevoja e studimit  buroi nga problemi i mbipopullimit të burgjeve. U vu re se në përqindje të madhe, kjo ndikohej nga dënimet afatgjate ndaj të huajve.


Si shembull u morrën vendimet e viteve 2004-2006, ku u dënuan 767 vetë,ndërmjet tyre 385 grekë, 174 shqiptarë dhe pjesa tjetër ishte e kombësive të tjera. Të akuzuarit grekë për çështje droge dënohen nga 3-6 muaj kurse, 60% e të huajve dënohen nga 6 vjet e deri në burgim të përjetshëm.


Me burgim të përjetshëm dënohen mesatarisht 1.3 % e shkelësve grekë të ligjit.
Respektivisht për të huajt, kjo shifër arrin në 6.3 %.



   Διαδώστε αυτό το άρθρο