Ειδήσεις SURVIVOR· ΤΖΟΚΕΡ· ΣΕΙΣΜΟΣ· ΠΑΝΕΛΛΗΝΙΕΣ 2017· ΚΑΙΡΟΣ Συννεφιά 26 Αθήνα ΚΑΙΡΟΣ

Identifikohen vrasësit e dy policëve,tre rusë,një shqiptar e një rumun

Identifikohen vrasësit e  dy policëve,tre rusë,një shqiptar e një rumun
Διαδώστε αυτό το άρθρο

 

Επιλογή κατηγορίας

Στην ίδια κατηγορία

Τελευταία ενημέρωση: 04.03.2011 | 12:20
Πρώτη δημοσίευση: 04.03.2011 | 12:20

-Dy prej pjestarëve të grupit kriminal morën lejë nga burgu dhe nuk u kthyen më
-Në gadishmëri të plotë gjenden forcat speciale për të ndërhyrë
-Krerët e  grupit kriminal janë tre minoritarë grekë nga Rusia

Grupin kriminal e plotëson pjesmarrja e  një shqiptari dhe një rumuni,të cilët janë janë përgjegjës të shumë grabitjeve të interesit të ulët ekonomik në të gjithë Qarkun e  Atikisë.

Interesi më i madh i policisë fokusohet në dy minoritarë  grekë nga Rusia,për të cilët bëhet fjalë se janë kriminelë të rrezikshëm.Të dy ishin të burgosur dhe kishin marrë lejë disa ditore nga burgu,mirëpo nuk u kthyhen.

Njëri prej dy kriminelëve të rrezikshëm,për të cilin besohet se në masakrën e  Redit ku mbetën të vdekur dy policë,krimineli i rrezikshëm ishte shoferi i xhipit dhe thuhet se nuk zbriti nga makina,por hapi xhamin e makinës dhe me kallashnikovin e  tij hodhi 23 fishekë ndaj policëve,nga të cilët 8 fishekë qëlluan njërin prej policëve.

Për dy kriminelët e  arratisur ,policia di çdo hollësi.Përveç këtyre, duket se policia ka mësuar edhe të dhënat e  pjestarëve të tjerë të grupit të rrezikshëm kriminal,duke u bazuar në të dhënat që ka mbledhur nga grabitjet e  shumta që kanë kryer.

Në dy raste, policia është ndjerë se ka arritur shumë pranë arrestimit të kriminelëve.Sipas informacioneve ekskluzive që vijnë për Newsit nga burime policore,dy herë janë alarmuar forcat speciale për të ndërhyrë dhe janë përgatitur për gjithçka ,pasi autorët nuk do të dorëzohen lehtë,sidomos pas krimit të tmerrshëm në Redi.

Aktualisht,pothuajse të gjitha organet e  policisë janë përqëndruar në mbledhjen e të dhënave për arrestimin e grupit kriminal.

Vrasësit e dy policëve janë shqiptarë apo rusë?



   Διαδώστε αυτό το άρθρο