Ειδήσεις SURVIVOR· ΤΖΟΚΕΡ· ΣΕΙΣΜΟΣ· ΠΑΝΕΛΛΗΝΙΕΣ 2017· ΚΑΙΡΟΣ Bροχή 17 Αθήνα ΚΑΙΡΟΣ

Sukses i madh në mejkësi,bllokuan metastazat e kancerit të gjirit

Sukses i madh në mejkësi,bllokuan metastazat e kancerit të gjirit
Διαδώστε αυτό το άρθρο

 

Επιλογή κατηγορίας

Στην ίδια κατηγορία

Τελευταία ενημέρωση: 10.03.2011 | 12:45
Πρώτη δημοσίευση: 10.03.2011 | 12:45

Metastazave të rrezikshme të gjirit u jep fund, zbulimi i rëndësishëm i shkencëtarëve anglezë, të cilët ...

zbuluan se nëse bllokojnë enzimën LOXL2, bllokojnë dhe shfaqjen e sëmundjes së kancerit në organet e tjera të trupit. Sipas përfundimeve të shkencëtarëve, kjo enzimë është shkaktare për metastazat e kancerit të gjirit duke ndikuar tek proteinat TIMP1 dhe MMP9. Studime të kaluara kanë treguar se këto dy proteina luajnë rol të rëndësishëm tek metastazat e tumoreve.

“Më tepër se 90% e vdekjeve nga kanceri i gjirit, shkaktohen nga transmetimi i sëmundjes tek organet e tjera si mushkritë, mëlcia dhe kockat”, thekson mjekja Xhanin Erler nga Instituti i Studimeve Kundër Kancerit, e cila drejtoi të gjithë studimin. Tashmë qëllimi i grupit të saj, është të zbulojë mënyrën për të bllokuar ndikimin e enzimës LOXL2, duke formuar ilace të cilat do të ndalojnë sëmundjen vdekjeprurëse në fazën fillestare të saj.

I njëjti grup shkencëtarësh zbuloi se enzima LOXL2, ka lidhje edhe me forma të tjera të kancerit. Kjo do të thotë se është e mundur të krijohet një lloj analize e cila do të masi nivelet  enzimës fajtore, duke siguruar terapinë e duhur e cila do të veprojë me sukses qysh në fillim. Rezultatet e studimit u publikuan në “Cancer Research”.



   Διαδώστε αυτό το άρθρο