Ειδήσεις SURVIVOR· ΤΖΟΚΕΡ· ΣΕΙΣΜΟΣ· ΠΑΝΕΛΛΗΝΙΕΣ 2017· ΚΑΙΡΟΣ Bροχή 16 Αθήνα ΚΑΙΡΟΣ

Shpërthimi i Çernobilit- Çfarë shkakton radioaktivi

Shpërthimi  i Çernobilit- Çfarë shkakton radioaktivi
Διαδώστε αυτό το άρθρο

 

Επιλογή κατηγορίας

Στην ίδια κατηγορία

Τελευταία ενημέρωση: 17.03.2011 | 11:48
Πρώτη δημοσίευση: 17.03.2011 | 11:48

Më datën  26 prill  1986 , ora 01.23.40 ,zemra e  Europës ndaloi së rrahuri.

Në qytetin Ukranez ,Çernobil,një reaktor bërthamor shpërtheu.Një sasi e  madhe radioaktive përfshiu vendin nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim.

Bashkimi Sovjetik nuk është në gjendje të reagojë në mementin e duhur.Mijëra njerëz vdesin që në ditët e  para  në qytetin e  Ukrainës,shumë fshatra evakuohen,ushtria përpiqet të shpëtojë aq sa mund të shpëtojë.

Për fat të keq,radioaktivët nuk janë kundërshtarë që mund ti shikosh dhe ti luftosh.Rrezatimi i radioaktivëve godet tinëz,godet në brëndësi dhe herët a vonë njeriu vdes.

Janë shkruar mijëra artikuj,janë derdhur ton me bojë për njerëzit e pafajshëm që gjetën vdekje tragjike në muajt e  ardhshëm pas shpërthimit.Janë shkruar mijëra artikuj për ushtarët heronj që nga ajri dhe nga toka ,u bashkuan në betejën për të bllokuar vrimat në rektor,me të vetmen ndihmë një kostum plastik ,një lopatë dhe një maskë gazi.

Në videon që do të shikoni,pamjet flasin vetë.Ju kujtojmë se është një video shokuese.Lindjet me njerëz që nuk shikoheshin me sy ishin rregull dhe jo përjashtim.Radioaktiviteti qëllonte butë ADN-në e  njerëzve,kur natyrisht nuk luante mendsh qelizat e tyre.Kanceri,leukemia dhe fëmijë të sapolindur të  deformuar, ishin pamje shokuese....

Videoja fillon duke treguar përpjekjet  e njerëzve për të mbyllur vrimat e reaktorit.Vendosin  maska kirurgjike dhe janë veshur me rrobat  e tyre të përditshme.Në ato momente radioaktiviteti ishte 1.000.000 herë më i madh se në Hiroshima.

Në vazhdim do të shikoni se si një helikopter bie gjatë fluturimit mbi vrimën e  reaktorit dhe ishte duke hedhur dhe për ta mbyllur.Piloti nuk e pa vinçin e madh dhe qëlloi telat e  vinçit.

Disa  persona thanë se ekuipazhi u rrezatua aq shumë,sa piloti nuk po shikonte dhe fluturonte me sy mbyllur.

Çernobili është tashmë një qyteti i vdekur.Në rrënojat e  tij mbetën fantazmat e njerëzve të pafajshëm.Reaktori nr.4 kujton katasrofën.



   Διαδώστε αυτό το άρθρο