Ειδήσεις SURVIVOR· ΤΖΟΚΕΡ· ΣΕΙΣΜΟΣ· ΠΑΝΕΛΛΗΝΙΕΣ 2017· ΚΑΙΡΟΣ Συννεφιά 21 Αθήνα ΚΑΙΡΟΣ

Filluan operacionet ushtarake mbi Libi-Fillimisht po regjistrohen objektet që do të bombardohen

Filluan operacionet ushtarake mbi Libi-Fillimisht po regjistrohen objektet që do të bombardohen
Διαδώστε αυτό το άρθρο

 

Επιλογή κατηγορίας

Στην ίδια κατηγορία

Τελευταία ενημέρωση: 19.03.2011 | 18:54
Πρώτη δημοσίευση: 19.03.2011 | 18:54

Ishte ora 15.50 (ora shqiptare) kur Nikola Sarkozi njoftoi se filluan operacionet ushtarake ndaj ....

regjimit të Gaddafit,pas një rezolute unanime e  mbledhjes së jashtëzakonshme nga udhëheqësit në Paris.

Kreu i Francës theksoi se Gaddafi ka injoruar paralajmërimet nga bashkia e  ndërkombëtarëve dhe në mënyrë efektive ,Sarkozi dha “dritën jeshile” për fillimin e ndërhyrjes ushtarake.

Sarkozi i dërgoi ultimatum Gaddafit se nëse nuk bën armëpushim të menjëhershëm,OKB është e  e përgatitur që të ndërhyjë.

Presidenti francez tha se “ne duhet të veprojmë,në bashkëpunim edhe me vendet e  tjera arabe,për ti dhënë fund çmendurisë vrastare në Libi”.

Lexoni planin e luftës ndaj Libisë..

Plani fillestar i aleancës parashikon fluturime të aeroplanëve awacs dhe kc-135 mbi Libi .Do të regjistrohen një për një të gjitha bazat dhe objektet dhe më pas radarët e  aleancës do të “verbojnë” radarët e  Libisë dhe telekomunikacionin e saj.

Deri në ato moment,në brigjet e  Libisë do të lundrojnë dy aeroplanmbajtëse.Aeroplanmbajtëset do të jenë një  amerikane dhe një franceze,ndërsa do të shoqërohen nga anije (fregata dhe shkatërruese) si dhe nëndetëse.

Në aeroplanmbajtësen amerikane,do të ketë aeroplanë luftarakë F-18,F-14,ndërsa nga Malta do të fluturojnë aeroplanët luftarakë F-16.

Nga aeroplanmbajtësja franceze,do të ngrihen aeroplanët Rafal dhe Mirage 2000.Nga baza e  Maltës,do të ngrihen edhe aeroplanë gjermanë Tornados,ndërsa mendohet që të përdoren edhe Eurofighter.

Objektivat  e para që do të sulmohen do të jenë mbrojtëset anti-ajrore dhe aeroportet e  Gaddafit dhe në vazhdim do të sulmohen ato që do të cilësohen të nevojshme për tu shkatërruar.

Baza e  Sudës në Greqi do të luajë rol të madh në mbështetjen teknike dhe komunikimin e aleatëve.

Në votën e  saj,OKB i dha shumë rëndësi botës arabe dhe për here të parë në histori ,do të ketë përfshirje të arabëve kundër Gaddafit.

25 aeroplanë  F-16 të Emirateve të Bashkuara Arabe ,kanë mbërritur në Maltë dhe janë gati për të goditur në Libi,ndërsa Katari dhe Egjipti janë pozitive për një mundësi të tillë.

Theksojmë se në fazën e  parë,sulmet nuk do të jenë nën ombrellën e NATO-s ,pasi votimi i Këshillit të Sigurimit ,thekson se çdo vend mund të marri pjesë në sulmin kundër Gaddafit.



Gaddafi kërcënon:Nëse qëlloni Libinë do zhgënjeheni- kryengritësit presin Perëndimin të ndërhyjë



   Διαδώστε αυτό το άρθρο