Ειδήσεις SURVIVOR· ΤΖΟΚΕΡ· ΣΕΙΣΜΟΣ· ΠΑΝΕΛΛΗΝΙΕΣ 2017· ΚΑΙΡΟΣ Λίγα Σύννεφα 27 Αθήνα ΚΑΙΡΟΣ

Gaddafi nuk bën mbrapa,kërcënon me luftë-Vazhdojnë në faza bombardimet-Aleatët duke të vendosur për ta larguar

Gaddafi nuk bën mbrapa,kërcënon me luftë-Vazhdojnë në faza bombardimet-Aleatët duke të vendosur për ta larguar
Διαδώστε αυτό το άρθρο

 

Επιλογή κατηγορίας

Στην ίδια κατηγορία

Τελευταία ενημέρωση: 20.03.2011 | 12:29
Πρώτη δημοσίευση: 20.03.2011 | 12:29

Lexoni hollësisht deklaratën e Gaddafit,operacionet dhe planet e aleatëve...

- Gaddafi kërcënon se nuk do të largohet

-Aletët njoftojnë me hollësi për çdo lëvizje dhe goditje që bëjnë

-Kanë deklaruar të gjithë llojin e armatimit që do të përdoret

-Po lëvizin me shumë kujdes për të mos gabuar

-Aerolanët amerikanë bombarduan anti-ajrorët afër vendit ku mendohet se fshihet Gaddafi

-Në orët e  para të mëngjesit bombarduan edhe aeroplanët Tornado të Britanisë

-Lexoni hollësisht vendet që marrin pjesë në operacionin ushtarak dhe armatimet që disponojnë

Ndërsa sulmet ndaj Gaddafit vazhdojnë në faza,ai vetë vazhdon të kërcënojë Perëndimin duke thënë se “ Krishterët nuk do të gëzojnë naftën tonë,nuk do ti lejojmë.Duhet të dinë se ne do luftojmë.Ky është vendi që nuk do të dorëzohet kurrë.Jeni kafshë dhe populli juaj është kundër jush.Akoma edhe pupujt tuaj janë me ne” tha Gaddafi.

“Ne fituam mbi Italinë.Juve do bini si Musolini dhe Hitleri” shton gjenerali i Libisë,i kapur tashmë tërësisht nga paniku.”Të gjithë qytetarët e Libisë ,burra dhe gra kanë armë.Nuk do përparoni dot,nuk do të shkelni tokën tonë.Ne jemi viktima dhe gjithmonë i shtypuri fiton dhe ai që sulmon fitohet.Na vërtetuat se jeni terroristë dhe kafshë dhe sulmoni një shtet që nuk iu ka bërë asgjë.Cili është justifikimi juaj?” shtoi Gaddafi.

“Ne mbajmë flamurin e të gjithë njerëzve që luftojnë shtypjen e gjithë botës.”Jo do të bini.Ne jemi krerët e revolucionit në të gjithë botën” tha ai.”Libri i Gjelbër thotë se njerëzit duhet të marrin gjendjen në duart e tyre.me ne është Zoti ,ndërsa ju keni me vete Djallin” vazhdon Gaddafi dhe përfundon duke thënë se “ Nuk frikësohemi,nuk do të na frikësoni me bombat tuaja.Do luftojmë cm për cm për vendin tonë”.

Bombardimet /U hodhën në Libi 40 bomba nga aerolani dhe 110 raketa nga anijet

Ofensivë të madhe kundër regjimit të Gaddafit kanë filluar qysh ditën e  djeshme SHBA dhe “të gatëshmit”,me në krye Francën ,për kryerjen e  sulmeve ndaj forcave të Libisë.

Fuqitë e  mëdha perëndimore kanë qëlluar dhe do të qëllojnë mbrojtjen ajrore të Libisë,kryesisht në Tripoli dhe në veçanti në qytetin perëndimor Misratah.Gjatë orëve të para të mëngjesit,në lojë u futën e dhe anglezët,ndërsa vendet arabe do të jenë të fundit që do të marrin pjesë në sulmet kundër regjimit Gaddafi.

Të dhënat e deritanishme (ora 09.50) bëjnë fjalë për 48 të vdekur dhe 150 të plagosur,të dhëna që vijnë nga televizioni libian,ndërsa theksohet se këto shifra nuk vërtetohen nga burime të tjera.

Sipas njoftimeve,forcat ushtarake amerikane nisën bombardimin në Libi me aeroplanë Stealth,në Tripoli,Bengazi dhe në baza anti-ajrore,vende dhe objektiva këto ,ku dyshohet se gjendet vetë Gaddafi.

Thuhet se deri tani janë lëshuar mbi këto zona rreth 40 bomba,citojnë mediat ndërkombëtare.Ekzistojnë disa të dhëna që citojnë se amerikanët sulmuan më me forcë,pasi operacioni francez nuk pati rezultatet e  pritura.

Luftanije nga SHBA dhe Britania,lëshuan rreth 110 raketa Tomahawk kundër 20 objekteve mbrojtëse në Tripoli dhe në Misuri.

Sipas  admiralit amerikan William Gortnei “ kjo është faza e  parë e operacionit të planifikuar”,ndërsa thuhet se do të ketë disa faza.”Goditjet janë të përgatitura me kujdes të madh në bashkëpunim me aleatët tanë” shtoi admirali.

Forcat ajrore amerikane sulmuan Libinë,njoftuan qytetartë e  tyre zyrtarët anglezë,të cilët theksuan se janë përdorur bombardues tip Tornado.

“Unë mund të konfirmoj se RAF hapi zjarr me raketa  Stormshadow nga Tornado GR 4” deklaroi John Lorimer,zëdhënës i forcave të armatosura britanike.”Kjo që ne po bëjmë është e  nevojshme,e ligjshme dhe e  drejtë” deklaroi kryeministri britanik David Kameron.

Lexoni hollësisht forat ushtarake kundër Gaddafit si dhe forcat që ka vetë Gaddafi

Franca:

Parisi ka vënë në dispozicion 20 avionë luftarakë,përfshirë këtu lloje të ndryshme avionësh,luftarakë,vëzhgues,vrojtues etj.Francezët bombardojnë nga baza ushtarake Solenzara në Korsikë nga ku avionët luftarakë arrijnë në Libi shumë shpejt.

Aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle gjendet në brigjet e Francës në Mesdhe dhe pritet të niset sot për në Libi.

Pritet që të arrijë në brigjet e  Libisë pasditen e ditës së hënë.Ajo po transporton 15 aeroplanë luftarakë dhe shoqërohet nga tre fregata,një anije furnizimi dhe një nëndetëse.

Franca ka vënë gjithashtu në gjedje gadishmërie edhe bazat në Marsejë dhe Istres,ku gjenden aeroplanët që furnizojnë në ajër.

Britania:

Britania ka vënë në lëvizje për të operuar në Libi nëndetëse tip Trafalgar ,të cilat hodhën disa raketa Tomahawk mbrëmë.Ministria e  Mbrojtjes konfirmoi se janë lëshuar mbi Libi raketa Stormshadow nga aeroplanë Tornado.Marrin pjesë në operacion edhe avionë luftarakë të tipit VC10  që furnizojnë në ajër si dhe avionë luftarakë vrojtues E3D Sentry dhe Sentinel.Në gadishmëri gjenden gjithashtu edhe luftarakët Typhoon.

Në brigjet e  Libisë po lundrojnë dy fregata, οι HMS Cumberland dhe  HMS Westminster,të cilat mund të marrin pjesë në operacion,ndërsa mendohet se mund të dërgohen në zonë edhe Cruisers.

SHBA:

Shtetet e  Bashkuara të Amerikës njoftuan se pjesëmarrja e tyre do të jetë e “kufizuar”.Amerika ka vënë në dispozicion disa avionë,pesë anije luftarake dhe tre nëndetëse që transportojnë raketa Tomahawk,si dhe aeroplanë vrojtues dhe luftës elektronike.

Njëra prej anijeve është mbartëse dhe transporton raketa të udhëzuara,ndërsa nuk ka asnjë aeroplanmbajtëse amerikane afër Libisë.

Anija USS Enterprise,e cila kohët e  fundit gjendej në Detin e Kuq,është drejtuar në lindje për të marrë pjesë bashkë me USS Carl Vinson ,në Afganistan.Baza ajrore Aviano,në jug të alpeve italiane,është e  vetmja bazë që ka Amerika në zonë deh aty janë 42 avjonë F-16.

Kanada:

Anija luftarake HMCS Charlottetown merr pjesë në operacionet detare,duke përfshirë edhe bllokadën e saj në det.Avionë luftarakë kanadezë kanë mbërritur në zonë dhe janë duke u përgatitur për të marrë pejsë në bombardime,ndërsa thuhet se përgatitjet mund të vonojnë edhe dy ditë,sipas zëdhënësit të qeverisë.

Vijojnë vendet e  tjera ...

Filluan bombardimet ushtarake mbi Libi -Shkatërrohen katër tanke



   Διαδώστε αυτό το άρθρο