Ειδήσεις ΣΕΙΣΜΟΣ· ΠΑΝΕΛΛΗΝΙΕΣ 2017· ΤΖΟΚΕΡ· ΚΑΙΡΟΣ 32 Αθήνα ΚΑΙΡΟΣ

Vritet djali i Gaddafit-Gjenerali ndjen dhimbjet e para-Vazhdojnë bombardimet

Vritet djali i Gaddafit-Gjenerali ndjen dhimbjet e para-Vazhdojnë bombardimet
Διαδώστε αυτό το άρθρο

 

Επιλογή κατηγορίας

Στην ίδια κατηγορία

Τελευταία ενημέρωση: 21.03.2011 | 13:30
Πρώτη δημοσίευση: 21.03.2011 | 11:07

Vdiq në spital djali i Gaddafit-Piloti rrëzoi qëllimisht avionin luftarak -Aleatët shkatërruan shtëpinë e  Gaddafit në Tripoli-Amerika deklaron se Gaddafi nuk ka bërë armëpushim siç ishte deklaruar

Njëri nga djemtë e Gaddafit ka gjetur vdekjen në spitalin e  Tripolit, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra,njoftojnë mediat arabe.

Hamish Gaddafi ishte plagosur ditën e shtunë,kur një pilot i forcave luftarake të Libisë,rrëzoi me qëllim aeroplanin e tij në kompleksin Bab Aziz-al,ku mendohet se banon Moamer Gaddafi si dhe disa të afërmit e  tij.

Hamish Gaddafi gjeti vdekjen në spital si pasojë e  djegieve të shumta që kishte pësuar në trup nga sulmi i qëllimshëm,njofton agjencia e  lajmeve Arabian Business.

SHBA njoftoi në orët e  vona të mbrëmjes së kaluar se nuk njohin armëpushimin e  Gaddafit,gjë që e  kishte
bërë të ditur një përfaqësues i regjimit Gaddafi,i cili tha se gjenerali kishte dhënë urdhër për armëpushim.

“Vlerësimi ynë është se Gaddafi nuk është i sinqertë “ tha Drejtori i Sigurimit të Shtëpisë së Bardhë ,Tom Donilon.

Zyrtari amerikan shprehu kënaqësinë  për rezultatet e  arritura nga operacionet kundër ushtrisë së Gaddafit,duke thënë se SHBA dhe aleatët e saj “kishin një ditë të mbarë” në ndërhyrjen e tyre në Libi.

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm,u njoftua se aleatët mundën të shkatërrojnë një ndërtesë telekomunikacioni të Gaddafit,vend shumë i rëndësishëm për të luftuar kreun e  Libisë,i cili tashmë gjendet i fshehur.

Ndërsa bombardimet vazhdojnë në Libi,radhën e  shkatërrimit e  mori edhe shtëpia e  gjeneralit të Libisë Moamer Gaddafit,shtëpi e  cila gjendej në një kompleks,ku janë edhe objekte të tjera administrative.

Sipas aleatëve,kompleksi që u shkatërrua përbënte “qendrën e kontrollit” të forcave ushtarake të Libisë,tha për agjencinë franceze AFP një zyrtar i aleancës.

“Në bazë të vendimit 1973,vazhdojmë të përqëndrohemi tek shkatërrimi i objeketeve që janë kërcënim për popullin libian dhe që pengojnë parandalimin e zonës së ndaluar për fluturime në Libi” shtoi zyrtari.

Ndërtesa e  shkatërruar gjendej 50 metra larg, nga ku Gaddafi priste mysafirët e tij dhe u shkatërrua me një raketë,tha zëdhënësi Ibrahim Musa për korrespodentët e huaj.

Pak më parë ishin dëgjuar shpërthime në Tripoli,në një tjetër strehim të Gaddafit në zonën Bab Azizigia.

Gaddafi nuk bën mbrapa,kërcënon me luftë-Vazhdojnë në faza bombardimet-Aleatët duke të vendosur për ta larguar



   Διαδώστε αυτό το άρθρο