Ειδήσεις ΤΖΟΚΕΡ· ΣΕΙΣΜΟΣ· ΟΑΕΔ· ΤΡΑΜΠ· ΙΤΑΛΙΑ 6 Αθήνα ΚΑΙΡΟΣ

Filloi pajisja me pasaportë në ambasadë,tarifa 108 euro

Filloi pajisja me pasaportë në ambasadë,tarifa 108 euro
Διαδώστε αυτό το άρθρο

 

Επιλογή κατηγορίας

Στην ίδια κατηγορία

Τελευταία ενημέρωση: 25.03.2011 | 11:50
Πρώτη δημοσίευση: 25.03.2011 | 11:50

Tashmë emigrantët do të pajisen me pasaportë dhe kartë identiteti në Greqi-Tarifa për të dyja është 118 euro.

U zhvillua dje ceremonia e fillimit të pajisjes së shqiptarëve me pasaporta dhe karta identiteti në Greqi.

I pranishëm në këtë ceremony ka qenë edhe zv/ministry i Brendshëm Ferdinand Poni,si dhe ambadadori Dashnor Dervishi.

Ambasadori Dashnor Derivishi, siguroi emigrantët për shërbim të shpejtë dhe të sigurtë.

Pasaporta do  kushtojë 108 euro,ndërsa karta e identitetit do  kushtojë 10 euro.

Zyrat e Aplikimit

Oraret e Aplikimeve janë: 09.00 – 15.00

• Ambasada e Republikes se Shqiperisë në Athinë

Vekiareli 7, 15237, Filothei, Athinë, Tel: +30 210 6876 200

• Konsullata e Republikes se Shqiperise ne Selanik,

Tsimiski 43, 546 24, Selanik, Tel: +30 257 598

Dokumentat qe mund te aplikoni

Aplikime për:

• Pasaporte Biometrike (për të gjithë aplikantët nga 0-16 vjeç dhe për ata që disponojnë Letërnjoftim)

• Letërnjoftim dhe Pasaporte Biometrike Njëkohësisht (për të gjithë shtetasit mbi 16 vjeç)

Pagesa bëhet në Banken e Pireut dhe shumat përkatese duhet të derdhen në numrin e llogarisë:

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë

Banka e Pireut (në çdo pikë të bankës  ose brenda ambjenteve të Ambasadës ku ndodhet ATM)

Numër Llogarie: 5053-052306-404

Konsullata e Republikës së Shqipërisë në Selanik

Banka Kombëtare Greke (në çdo pikë të bankës)

Numër Llogarie: 212/480800-26

 

Pajisja me kupona

Me mandat pagesën që keni marrë nga Banka e Pireut drejtohuni tek Personeli i Ambasadës dhe merni kuponat përkatës për dokumentat që doni të aplikoni. Bashkë me kuponat dhe një dokument identifikimi të vlefshem duhet të paraqiteni pranë Zyrës së Aplikimit ne Ambasade/Konsullate.

 

Duhet të keni me vete:

• Pasaportë të vjetër

• Patente Shoferi me Fotografi

• Leternjoftim Elektronik (nëse keni)

• Dokument tjeter të vlefshem me fotografi

• Për femijet nën 18 vjeç (njeri nga prindërit duhet te jetë prezent dhe kërkohet një dokument që tregon lidhjen familjare me fëmijën)



   Διαδώστε αυτό το άρθρο
close button

Κάντε Like: Newsit.gr στο Facebook