Ειδήσεις ΤΖΟΚΕΡ· ΣΕΙΣΜΟΣ· ΚΑΙΡΟΣ ΑΘΗΝΑ· ΟΑΕΔ Λίγα Σύννεφα 13 Αθήνα ΚΑΙΡΟΣ

Operacion special kundër kriminalitetit-Arrestohen disa shqiptarë vrasës dhe disa policë grekë

Operacion special kundër kriminalitetit-Arrestohen disa shqiptarë vrasës dhe disa policë grekë
Διαδώστε αυτό το άρθρο

 

Επιλογή κατηγορίας

Στην ίδια κατηγορία

Τελευταία ενημέρωση: 29.03.2011 | 14:59
Πρώτη δημοσίευση: 29.03.2011 | 14:59

-Në pranga kanë përfunduar disa shqiptarë vrasës
-Pastronin paratë në Shqipëri
-Në pranga edhe disa policë grekë

Fushatë anti-krim ka nisur policia greke dhe bëhet fjalë për arrestimin e të paktën 200 shtetasve grekë dhe të huaj,të cilët dyshohet se janë autorë të veprimtarive kriminale të ndryshme.

Sipas të dhënave të para,nga bastisjet  e bërë prej mbrëmjes së kaluar,kanë rënë në pranga disa shqiptarë të cilët dyshohet se kanë kryer një sërë ekzekutimesh me pagesë,ndërsa janë arrestuar edhe disa policë grekë,si pjesëmarrës në këto akte kriminale.

Deri në këto momente,bastisje janë kryer në banesa në Peristeri,në Pire dhe në veri të Athinës,ndërsa operacioni vazhdon edhe në Selanik,si dhe në qytete të tjera të Greqisë.

Bëhet fjalë për një operacion shumë të madh ,i cili bazohet në inçizime të shumta dhe në pamje filmike.

Bëhet fjalë se deri në këto momente janë ndaluar disa shqiptarë,disa policë grekë dhe disa vendas të akuzuar për vrasje,ndërsa shumë të tjerë kanë mundur të braktisin në kohë banesat e tyre.

Sipas policisë greke,shqiptarët e arrestuar pastronin paratë në Shqipëri  duke ndërtuar vila dhe biznese të mëdha.

Operacioni është në zhvillim...



   Διαδώστε αυτό το άρθρο
close button

Κάντε Like: Newsit.gr στο Facebook