Ειδήσεις ΣΕΙΣΜΟΣ· ΠΑΝΕΛΛΗΝΙΕΣ 2017· ΤΖΟΚΕΡ· ΚΑΙΡΟΣ Λιακάδα 31 Αθήνα ΚΑΙΡΟΣ

Të dhëna shokuese për kriminelët shqiptarë dhe grekë- Ekzekutonin biznesmenë kundrejt pagesave të mëdha

Të dhëna shokuese për kriminelët  shqiptarë dhe grekë- Ekzekutonin biznesmenë kundrejt pagesave të mëdha
Διαδώστε αυτό το άρθρο

 

Επιλογή κατηγορίας

Στην ίδια κατηγορία

Τελευταία ενημέρωση: 30.03.2011 | 12:36
Πρώτη δημοσίευση: 30.03.2011 | 12:36


-Dalin në dritë të dhëna për vrasjen e  biznesmenëve Lazaridhi dhe Mavraki.

-Ekzistojnë inçizime edhe për njerëz të sportit.

-Janë lëshuar 40 urdhër-arreste,21 kanë rënë në pranga.

-“Urdhërat jepeshin që brenda burgut për ekzekutimet”

-Ekzistojnë inçizime edhe të disa personave që kishin marrë pejsë në pengëmarrjen e biznesmenit Panagopulos.

Të paktën 10 janë emrat “mafjozëve” të natës ,të cilët dhanë urdhër për katër vrasje ,si dhe vendosën bomba ,të cilat hodhën në erë shumë biznese.Në listën e operacionit të madh që filloi 48 orë më parë,janë emrat e  240 kriminelëve shqiptarë dhe grekë.

30 banesa bastisi policia 48 orët e kaluara,por në krahasim me listën e  gjatë,ky operacion ishte shumë i “varfër”.

Ishin të shumtë kriminelët ,të cilët mundën të braktisin banesat e tyre pa arritur akoma  policia.Hetimet që vazhduan pozhuajse një vit e  gjysmë,tashmë janë duke përfunduar dhe sipas të dhënave të deritanishme,emrat e  disa personave që janë pjesëmarrës të veprave kriminale,do trondisin opinionin grek.

Hetimet filluan në muajitn tetor të vitit 2009 dhe sipas gazetës “To Vima”,”valixhia” e shërbimeve përmban 7.000 përgjime dhe nga këto përgjime u plotësuan 150.000 fletë me transkriptimin e bisedimeve.

Mijëra janë edhe orët e mbikqyrjes me video,ndërsa dosja përmban 200.000 fkletë.



   Διαδώστε αυτό το άρθρο