Ειδήσεις SURVIVOR· ΤΖΟΚΕΡ· ΣΕΙΣΜΟΣ· ΠΑΝΕΛΛΗΝΙΕΣ 2017· ΚΑΙΡΟΣ Λιακάδα 20 Αθήνα ΚΑΙΡΟΣ

Stop, nga dita e sotme transaksioneve cash

Stop, nga dita e sotme transaksioneve cash
Διαδώστε αυτό το άρθρο

 

Επιλογή κατηγορίας

Στην ίδια κατηγορία

Τελευταία ενημέρωση: 01.04.2011 | 12:08
Πρώτη δημοσίευση: 01.04.2011 | 12:08

Greqi-Vetëm me çek ose kartë bankare do të kryejnë prej ditës së sotme të gjitha transaksionet mbi 3.000 euro emigrantët shqiptarë dhe vendasit në Greqi.

Vendimi u mor nga Ministria e Financave greke për të bërë të mundur kontrollin e  transaksioneve të paligjshme,nga të cilat Greqia është e  prëfshirë prej shumë vitesh.

Dmth,nëse shkoni të blini produkte që tejkalojnë shumën prej 3.000 euro,atëherë nuk mund të paguani cash,por vetëm nëpërmjet çekut,ose kartës bankare(ose pistotiki karta)  ose kartë bankare e parapaguar (propliromeni karta).

Karta bankare e parapaguar,është një kartë e  cila i jep mundësi një qytetari të blejë nëpërmjet saj,vetëm nëse ka depozituar në bankë shumën që do të shpenzojë.

Pra,karta e  parapaguar(propliromeni karta) ,vlen për të gjithë emigrantët që nuk kanë mundësi të pajisen me blok ceqesh,ose pistotiki karta.

Përveç kësaj,ministra ka filluar kontroll të rreptë në mijëra biznese të mëdha,tek të cilët duket se ekziston një boshllëk i madh pagese në detyrimet ndaj shtetit.

Gjithashtu në “rrjetën” e kontrollit të ministrisë,kanë hyrë edhe shumë mjekë,avokatë dhe këngëtarë,të cilët kanë pasuri të pajustifikueshme në krahasim me deklarimin e  të ardhurave të tyre vjetore.



   Διαδώστε αυτό το άρθρο