Ειδήσεις ΤΖΟΚΕΡ· ΣΕΙΣΜΟΣ· ΚΑΙΡΟΣ ΑΘΗΝΑ· ΟΑΕΔ Συννεφιά 19 Αθήνα ΚΑΙΡΟΣ

Ja truprojat e liderit të Libisë –Fotoreportazh me 40 virgjëreshat

Ja truprojat e liderit të Libisë –Fotoreportazh me 40 virgjëreshat
Διαδώστε αυτό το άρθρο

 

Επιλογή κατηγορίας

Στην ίδια κατηγορία

Τελευταία ενημέρωση: 07.04.2011 | 16:10
Πρώτη δημοσίευση: 07.04.2011 | 16:10

Janë shumë të bukura(disa prej tyre) dhe janë shumë të stërvitura.

Janë hija  e kreut të Libisë Moamar Gaddafi.Kudo që ai shfaqet,ato krijojnë një kordon mbrojtës.Me një shikim të rëndë dhe me njërën dorë duke ledhatuar armën,nuk lejojnë asnjë të afrohet tek Gaddafi.Me pak fjalë janë re, e liderit libian.



Numri i tyre arrin  në 40 dhe sipas mediave të huaja,që të arrijë një femër të bëhet “amazonë” e Gaddafit,duhet medoemos të jetë e virgjër.Ekzistojnë disa nga truprojat e Gaddafit,të të cilave ai iu ka besim më shumë se fëmijëve të tij.Janë afër tij për më shumë se 10 dhe 15 vjet.



Shumë prej tyre janë ekzotike,me trup të bukur dhe nuk kanë ndryshim nga top modelet.Disa prej tyre janë krejt e kundërta,kanë vështrim shumë të egër dhe kur të shikojnë në sy,menjëherë të fusin frikën.



Janë disa të tjera që kanë trup aq të madh,saqë krahasohen me trup burrash bodybuilders.Durt e tyre janë si pinca dhe me një të shtyrë të hedhin shumë metra larg.Pavarësisht trupit të tyre dhe madhësisë,të gjitha janë shumë të stërvitura për të vrarë dhe japin jetën për udhëheqësin e tyre.



Lidhjet  e Gaddafit me “amazonet” janë mbresëlënëse.Ai e  ka lënë jetën e tij në duart e  tyre dhe ato e dinë këtë.Gjatë një turneu të tij në Afrikë në vitin 1984,vizitoi Etiopinë.Në Adis Abeba,do dilte në koferencë për shtyp për mediat ndërkombëtare dhe kërkoi që brenda të jenë të pranishme edhe “amazonet” e tij të armatosura.Policia e Etiopisë  e refuzoi këtë kërkesë.Gaddafi vazhdonte të kërkonte këtë,mirëpo nuk ia plotësuan dëshirën.Amazonat e tij u çarmatosën dhe dolën jashtë me qetësi absolute.Gaddafi u indinjua shumë dhe tha se po poshtëronin gratë e tij dhe vetë atë.Lidhjet Libi-Etiopi po vareshin në një fie peri.Braktisi koferencën për shtyp dhe Etiopinë dhe nisi udhëtimin për në Mekë.



Gjatë një tentative për vrasje në vitin 1998,bukuroshja Aisa,truproja më e preferuar dhe me aftësi të mëdha,vendosi trupin e saj përpara Gadddafit.Plumbat binin me breshëri.Trupin e saj e shpuna 15 plumba para se të vdesi,ndërsa 7 truproja të tjera u plagosën rëndë gjatë tentativës.Gaddafi nuk pësoi as gërvishtjen më të vogël.Tentatorët që deshën të ekzekutonin Gaddafin,ranë të vdekur nga plumbat e truprojave të tjera të tij.

Gaddafi nuk shkon askund pa “amazonet” e tij.Shumë njerëz thonë se koloneli ,me shumë prej tyre ka lidhje më të afërt,dmth erotike.



Kur Gaddafi nuk gjendet në ndonjë vend tjetër,40 femrat e tij ruajnë shtëpinë e tij 24 orë.Gjatë prezantimeve të tij publike ato  e mbajnë dorën në këmbëzën e armës dhe qëllojnë në çdo gjë që iu duket e dyshimtë.

Kur ai udhëton  jashtë vendit,ato e  shoqërojnë të gjitha.Gjithmonë Gadafi udhëton me tre aeroplanë.Në njërin aeroplan gjendet Gaddafi me disa nga truprojat,në një tjetër pjesa tjetër e  amazoneve dhe në aerolanin e tretë gjenden armët  e tyre.Sapo ai zbret në tokë,ato bëhen hija  e tij.




























   Διαδώστε αυτό το άρθρο
close button

Κάντε Like: Newsit.gr στο Facebook