Ειδήσεις ΤΖΟΚΕΡ· ΣΕΙΣΜΟΣ· ΚΑΙΡΟΣ ΑΘΗΝΑ· ΟΑΕΔ Λιακάδα 16 Αθήνα ΚΑΙΡΟΣ

Kaotike gjendja në Kakavijë,dogana greke shërbente 90 autobusë dhe 2.200 makina me dy sportele

Kaotike gjendja në Kakavijë,dogana greke shërbente 90 autobusë dhe 2.200 makina me dy sportele
Διαδώστε αυτό το άρθρο

 

Επιλογή κατηγορίας

Στην ίδια κατηγορία

Τελευταία ενημέρωση: 22.04.2011 | 16:12
Πρώτη δημοσίευση: 22.04.2011 | 16:12


Vazhdon të sorollati emigrantët shqiptarë pala greke në doganëne  Kakavijës,e cila mesa duket asnjëherë nuk do të kuptojë rëndësinë e  shërbimit të shqipatrëve.

U desh ndëhyrja  ekreut të policisë[ së Gjirokastrës,që pala greke në Kakavijë të shtojë sportelet dhe nga dy që kanë qenë ,të dyfishojë duke i bërë katër.

Gjatë paradites së sotme , Drejtori Rajonal i Kufirt Drejtues Eduart Caka , mori menjëherë takim me palën greke dhe pas ketij takimi pala greke rriti numrin e sporteleve deri në 4 sportele dhe levzja po vijon normalisht duke shmangur radhët e gjata. Fluksi aktualisht në këtë pikë ka rënë, ska më radhë automjetesh por levizje normale.

Një sërë masash janë marrë edhe nga drejtoria e Policise se Qarkut Gjirokastër si dhe nga Njesia Rajonale për Qarkullimin Rrugor Gjirokastër duke mbuluar të gjitha akset me punonjës të qarkullimit rrugor për të ndihmuar edhe nga patrullat e përgjithshme të komisariateve të policisë Gjirokastër , Tepelenë dhe Përmet.

 Po kështu edhe në vendet ku do kryhen ritet fetare janë marrë masa për të garantuar rendin dhe sigurinë si dhe mbarëvajtein pa probleme të këtyre aktiviteteve festive.

 

Kakavijë:6.500 emigrantë kaluan dje,7.000 sot deri në mesditë

Është rritur ndjeshëm fluksi I emigrantëve shqiptarë që jetojnëe  punojnë në Greqi,të cilët kanë shkuar për të festuar Pashkët pranë të afërmve të tyre.

 

Gajtë 24 orëve të datës 21.04.2011, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Kakavijë kanë hyrë 6.500 shtetas dhe 2.100 automjete.
Gjatë ditës së sotme , 22.04.2011, që prej orëve të para të mëngjesit e deri në oren 13.00, nëpermjet kësaj pikë kanë hyrë rreth 7.000 shtetas dhe 2.200 automjete.
 

Nga ana e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokaster janë marre një sërë masash për të përballuar fluksin.

Policia po punon me  9 sportele në hyrje dhe 4 sportele në dalje, ndërsa nga pala greke aktualisht po punohet me 4 sportele në dalje dhe 3 në hyrje.

Gjatë orëve të orëve të para të mengjesit të datës 22.04.2011, pala greke ka punuar me dy sportele duke përpunuar vetëm pasagjeret e autobusëve të cilët ishin rreth 90 autobusë, çka ka krijuar edhe radhë për autoveturat.



   Διαδώστε αυτό το άρθρο
close button

Κάντε Like: Newsit.gr στο Facebook