Ειδήσεις ΤΖΟΚΕΡ· ΣΕΙΣΜΟΣ· ΟΑΕΔ· ΤΕΛΗ ΚΥΚΛΟΦΟΡΙΑΣ 2017 10 Αθήνα Αναλυτικά

Lejet e qëndrimit me një “stacion”për emigrantët

Lejet e qëndrimit me një “stacion”për emigrantët
Διαδώστε αυτό το άρθρο

 

Επιλογή κατηγορίας

Στην ίδια κατηγορία

Τελευταία ενημέρωση: 30.05.2011 | 12:45
Πρώτη δημοσίευση: 30.05.2011 | 12:45

Po bëhet një tjetër hap për të përshpejtuar proçedurën e lejës së qëndrimit për emigrantët.

Në shërbime me një stacion (One stop Shop) planifikohet të këthehen Drejtoritë e të Huajve dhe Emigracionit të Ministrisë të Brendshme,me qëllim ofrimin e një shërbimi sa më të mirë ndaj emigrantëve. Njëkohësisht, po studiohet edhe mundësia e përmirësimit të Drejtorive të bashkive,që merren me procedurën e dhënies së jejeve të qëndrimit.

Sikurse theksohet në vendimin e ministrit të brendshëm, Janis Ragusis, do të ngrihet një komision i veçantë, me qëllim që të paraqesë propozime për koordinimin e shërbimeve të ndërsjellta dhe rregullimin e të gjitha detaleje për sanksionimin e lejeve të qëndrimit të tipit unik tek shtetasit e vendeve të treta, në formën e një dokumenti të pavarur, në kuadër të zbatimit të Rregullores së Bashkimit Europian (380/2008/EK).

Gjithashtu, ky komision do të planifikojë veprimete nevojshme për shndërrimin e Drejtorive të të Huajve dhe Emigracionit në shërbime më një stacion dhe ripërcaktimin e shërbimeve, në të cilat dorëzohen kërkesat e shtetasve të vendeve të treta për dhënien dhe rinovimin e e lejeve të qëndrimit, si dhe do të ndjekë dhe kontrollojë ecurinë e zbatimit të këtij veprimi.

Vlen të theksohet riorganizimi i Drejtorive të të Huajve dhe e Emigracionit të ministrisë së Brendshme synon ofrimin e shërbimit me një stacion (“one stop shop”),d.m.th.të thjeshtëzimit të procedurës, eleminimin e sorollatjeve nga një zyrë në tjetrën por edhe administrimin më të mirë të të dhënave.Për këtë qëllim parashikohet të ngrihet 62 shërbime “me një stacion”për dhënien e lejeve të qëndrimit tëk emigrantët e ligjshëm në Greqi.

Por ideja  e qenrave unike të shërbimit të emigrantëve nuk është diçka e re.Në ditët e fundit të vitit 2008 nisi nga funksionimi në Pire,  Qendra e parë e shërbimit të të huajve përmes vetëm një njësie(One-stop-shop).Në përgjithësi, qëllimi i Qendrave të shërbimit “ me një stacion” është marrja përsipër e të gjithë procedurës së rinovimit të lejeve të qëndrimit në një pikë të vetme shërbimi.

Kjo supozohet  se do të bëjë të pamundur që ti jepet fund një herë e mirë mundimit dhe sorollatjeve që vuajnë emigrantët në shërbime të ndryshme publike, lidhur me dhënien dhe rinovimin e lejeve të qëndrimit.PLUS.G.A



   Διαδώστε αυτό το άρθρο
close button

Κάντε Like: Newsit.gr στο Facebook