Η πρώτη κυβέρνηση του ...μεταμεσονυκτίου
07.09.2010Οι αράδες αυτές γράφονται αξημέρωτα αφού τώρα επέλεξε
Vrau nënën e katër fëmijëve sepse kërkoi të divorcohej
Fundjavë me rreshje shiu dhe stuhi në Greqi
Kur prezantuesi i emisionit bëhet …baby i prezantueses së motit?
Studjoni në Shkollën e Policisë,filluan aplikimet
Tiger Text – Shpëtimtari i atyre që tradhëtojnë bashkëshortin-en
Kabineti i qeverisë Papandreu zhvillon mbledhje në një magazine në Selanik
Arrestohet 23 vjeçari emigrant,grabiste dhe përdhunote studentet!
Përdori dy emra ,por nuk i shpëtoi arrestimit

Departamenti Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së policisë së Qarkut Korçë, rreth orës 20:30 të ditës së djeshme është finalizuar me sukses operacioni “Liqeni i pastër”, në kuadër të të cilit u bë i mundur arrestimi në flagrance i shtetasve:
Meardi Berberi, 24 vjeç lindur dhe banues në Pogradec i pa dënuar më parë.
Aleks Hamzallari, 27 vjeç lindur dhe banues ne Pogradec i dënuar me parë për "Vrasje e mbetur ne tentative". Këta persona akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprën penale të "shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë". Veprimet hetimore ndaj këtyre shtetasve kanë nisur pas kallëzimit penal të bërë nga ana e një shtetasi me inicialet GJ. L., banues në qytetin e Pogradecit, të cilit këta shtetas i kishin kërkuar një shumë prej 4000 eurosh duke e kanosur me jetë atë.
Ne cilësinë e provës materiale këtyre dy shtetasve u janë sekuestruar: 200 mijë lekë të cilat ja kishin marrë shtetasit Gj.L., një automjet tip Benz me targa OH 112 F dhe dy celularë dhe një diktofon,citon Alblajme.
Këto sende janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprës penale. Nga strukturat e Policisë së Shtetit po punohet edhe për dokumentimin e veprimeve të tjera të këtij lloji ndaj subjekteve juridike e fizike (biznesmenë), për të cilat dyshohet se janë autorë këta persona. Materialet procedurale në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kanë kaluar për hetime te mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprën penale “Shtrëngim me anë të Kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie në bashkëpunim”.