Η πρώτη κυβέρνηση του ...μεταμεσονυκτίου
07.09.2010Οι αράδες αυτές γράφονται αξημέρωτα αφού τώρα επέλεξε
Vrau nënën e katër fëmijëve sepse kërkoi të divorcohej
Fundjavë me rreshje shiu dhe stuhi në Greqi
Kur prezantuesi i emisionit bëhet …baby i prezantueses së motit?
Studjoni në Shkollën e Policisë,filluan aplikimet
Tiger Text – Shpëtimtari i atyre që tradhëtojnë bashkëshortin-en
Kabineti i qeverisë Papandreu zhvillon mbledhje në një magazine në Selanik
Arrestohet 23 vjeçari emigrant,grabiste dhe përdhunote studentet!
Përdori dy emra ,por nuk i shpëtoi arrestimit

Këtu nuk është fjala për të bërë garë se kush është më i forti, më i zoti dhe më i bukuri. Shumë studime dhe sondazhe tregojnë se në sektorë të ndryshëm femrat janë më të zonjat se meshkujt.
Më tërheqëse
Me kalimin e viteve trupi i femrës është bërë më i bukur, Meshkujt kanë ndryshuar në shumë aspekte, por serish kanë mbetur të njëjtët. Këtë e konfirmon edhe një studim i bërë te 21 mijë persona që analizon katër dekada të jetës së secilit. Femrat më tërheqëse kanë pasur mesatarisht 16 përqind fëmijë më shumë se të tjerat. Këto nëna të bukura kanë pasur më shumë mundësi për të sjellë në jetë një vajzë. Pra bukuria e tyre është trashëguar.
Më të forta
U mbijetojnë më me lehtësi aksidenteve rrugore (ndoshta sepse gjatë drejtimit të makinës bëjnë më pak gabime dhe janë më të përqëndruara se meshkujt). Sipas të dhënave, një studim i kohëve të fundit i kryer në Pensilvani, ka treguar së meshkujt kanë 77 përqind më shumë probabilitet për të vdekur. Të dashur djem ecni ngadalë dhe mos harroni të vini rripat e sigurimit.
Më të komunikueshme
Nëse kanë diçka që nuk shkon, e thonë. Në krahasim me meshkujt femrat e kanë më të lehtë t’i shprehin emocionet dhe problemet e tyre. 53 përqind e femrave ua hapin zemrën miqve kur i shqetëson diçka. Përqindja e meshkujve është më e ulët, 23%.
Më të zonjat për të mbajtur postin
Në kohë krize, 80 përqind e atyre që humbën vendet e punës në dhjetor të vitit 2007 ishin meshkuj. Kjo është një e dhënë që vjen nga Amerika. Në Europë, femrat zenë ende një përqindje të vogël në punë: 46 përqind. Kjo do të thotë që një në dy gra nuk punon.
Më studiuese
Femrat e diplomuara janë më të shumta në numër se meshkujt. Numri i femrave të regjistruara në universitet është më i larte se i meshkujve. Zakonisht djemtë, ndryshe nga vajzat janë më te prirur ta braktisin shkollën. Vajzat jo vetëm që i shkojnë në fund, por arrijnë edhe rezultate maksimale.
Më të ekuilibruara në të ngrënë
Ndiqni një vajzë dhe një djalë në supërmarket. Pasi të mbarojnë pazarin krahasoni produktet që kanë blerë të dy. Ka shume gjasa që rezultati të konfirmojë studimin e Universitetit të Minesotes, i cili ka analizuar preferencat ushqimore të 14 mijë personave, që femrat janë më të ekuilibruara në ngrënien e ushqimeve të shëndetshme. Meshkujt preferojnë më shumë picat dhe mishin e kuq, nuk konsumojnë shume fruta dhe zarzavate, produkte që në frigoriferin e femrave nuk mungojnë kurrë.
Më të shëndetshme
Sistemi i tyre imunitar është më i fortë. Edhe kur sëmuren e durojnë më shumë sikletin dhe dhembjet. Kjo e shpjegon edhe arsyen pse vellai, babai dhe bashkëshorti juaj kur kanë një ftohje të lehtë e dramatizojnë gjendjen. Edhe kur u bie gripi sillen sikur janë në gjendje kritike për jetën. Sekreti i femrave është estrogjenet, një mburojë për trupin nga infeksionet.
Më jetëgjata
Popullsia njëqindvjeçare e botës përbëhet ,85 përqind nga femrat. Zakonisht, ato jetojnë nga pesë deri në dhjetë vjet më shumë se partnerët e tyre. Italia është një nga shtetet më jetëgjata të Europës. Jetëgjatësia e femrave është ndër më të gjatat krahasuar me Suedinë, Francën dhe Finlandën.
Më të organizuara
Janë më të respektueshme dhe të organizuara. Mjafton të mendosh se sa shumë punë duhet të bëjë njëherësh një grua kudo që të jetë: të mbajë fëmijët, të pastrojë shtëpinë, të kujdeset për bashkëshortin, prindërit, vjehrrin dhe vjehrrën. Në fushën e menaxhimit dhe të financës jaëe shumë të zonjat. Femrat arrijnë të bëjnë në mënyën më të mirë të mundshme gjithçka, sepse dinë të dëgjojnë, drejtojnë, të zgjidhin problemet, të jenë shumë elastike dhe t’i përshtaten çdolloj situate. Nuk do mend që janë edhe më të zonjat se partnerët e tyre. Sipas një studimi të fundit është zbuluar se femrat janë më të zonjat se meshkujt në rolin e eprorëve.
Më të zonjat në investime
Duke analizuar 100 mijë letra më vlerë është zbuluar se fitimet e femrave janë më të larta në krahasim me ato të meshkujve (diferenca është 18 me 11 përqind). Kjo ndodh për arsye se femrat janë më me këmbë në tokë kur vjen puna për të bërë investime në një fushë të caktuar./Keshilla/