What's hot? ΑΝΑΣΧΗΜΑΤΙΣΜΟΣ· ΠΕΤΡΕΛΑΙΟ· ΑΣΠΙΣ· ΤΖΙΓΓΕΡ Social Συννεφιά 22° Αθήνα Αναλυτικά

INFO

Filloi furnizimi i karburanteve ,kamionet shoqerohen nga policia

Μέγεθος κειμένου
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4

Διαδώστε αυτό το άρθρο

Επιλογή κατηγορίας

Τελευταία ενημέρωση: 02.08.2010 | 12:47
Πρώτη δημοσίευση: 01.08.2010 | 12:05

-Me makinat  e ushtrisë filloi furnizimi i karburanteve
-Repas:Grevistët janë përgjegjës për vazhdimin e grevës

-Forca te shumta policie shoqerojne kamionet

Greqi-Filloi prej mesdites se djeshme furnizimi me karburant nga kamionet e ushtrise.Forca te shumta policie shoqeronin pronaret e karburanteve qe perdoren automjetet e tyre per tu furnizuar.

Qeveria greke pas shumë bisedimesh me sindikatat ku nuk pati rezultat pozitiv ,vendosi që të shërbejë karburantet me makinat  e ushtrisë.

Në një deklaratë për shtyp ministri Repas deklaroi se profesionet e mbyllura do të hapen me çdo lloj mënyre. 

Ushtria do të marrë përgjegjësinë për funksionin e duhur të shtetit.Anije dhe makina  ushtarake do të shërbejnë dhe për të mos patur incidente do të shoqërohen nga policia.

Fillimisht ushtria do të shërbejë spitalet dhe organet e tjera publike.Gjithashtu ushtria do të furnizojë edhe ishujt.Njëkohësisht do të furnizohen karburantet në qytetet e mëdha si Athina,Selaniku etj.

Qeveria greke duket e vendosur të mos bëjë mbrapa dhe kjo u duk nga deklarata e ministrit Repa ,i cili pas pas Mbledhjes së qeverisë dërgoi një mesazh të qartë për grevistët ,duke u thënë se janë përgjegjës të veprimeve të tyre.

Kamionistët kërkojnë që qeveria të mos lejojë “hapjen” e profesionit.Hapje  e profesionit është që të kenë të drejtë të gjithë njerëzit të mund të pajisen me lejë për të shërbyer me kamione ,pasi deri tani lejat e kamionëve ishin monopol për një grup njerëzish,të cilët kur dilnin në pension e shisnin lejën ku të donin ,me më  shumë se 100.000 euro dhe shteti nuk merrte taksë.

Një nga krerët e sindikatave,javën e kaluar tha se  nëse lirohet profesioni,atëherë do vijnë të gjithë shqiptarët dhe të na marrin punën.

Διαδώστε αυτό το άρθρο