What's hot? ΚΑΙΡΟΣ· ΑΜΦΙΠΟΛΗ· ΣΦΙΓΓΑ· ΡΥΘΜΙΣΗ ΧΡΕΩΝ Διαύγεια 17 Αθήνα Αναλυτικά

Paaftësi e madhe / 71% e mësuesve ngelës në provim

Μέγεθος κειμένου
Paaftësi e  madhe /  71% e mësuesve ngelës në provim

Διαδώστε αυτό το άρθρο

 

Επιλογή κατηγορίας

Στην ίδια κατηγορία

Τελευταία ενημέρωση: 14.03.2011 | 09:46
Πρώτη δημοσίευση: 13.03.2011 | 13:48
Διαδώστε το:

“Cunam” i madh ka prekur vendin tonë pas publikimit të lajmit mbi aftësinë e mësuesve shqiptarë.

Një kualifikim i 2.400 arsimtarëve në shkallë vendi ,të cilët i janë nënshtuar një testi,le për të dëshiruar me rezultatet e publikuara. 

Sipas një raporti të përgatitur nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit rezultatet e arritura nga mësuesit e shkollave profesionale kanë qenë skandaloze, pasi 71.43 për qind e mësuesve që kanë marrë pjesë në atestim nuk kanë mundur të fitojnë as pragun minimal të pikëve, pra janë vlerësuar me notën katër. Ndërsa këtë notë e kanë merituar edhe 3.24 % e mësuesve të gjimnazeve të përgjithshme. Po sipas këtij raporti mësueset femra kanë arritur rezultatet më të larta në total, por mësuesit meshkuj kryesojnë sa i takon njohurive të anës shkencore të lëndës. 


Mësuesit

 
Duket se midis atyre që japin mësim në shkollat tona të arsimit parauniversitar ka edhe nga ata që nuk e zotërojnë lëndën as në nivelin minimal të njohurive. Të paktën kështu del nga analizimi i rezultateve që i është konkursit të kualifikimit të mësuesve një vit më parë.
Instituti i Zhvillimit të Arsimit, IZHA, ka përgatitur një raport me këto rezultate, ku analizohen arritjet e të gjithë mësuesve.

Ajo që bie në sy është niveli tejet i ulët i mësuesve të shkollave profesionale, ku kanë rezultuar kalues vetëm 30 për qind e tyre, nga të cilët: 9.52 për qind janë vlerësuar me mjaftueshëm, 2.38 për qind janë vlerësuar me mirë dhe 16.67 për qind kanë marrë notën shumë mirë, ndërkohë që shkëlqyeshëm nuk ka marrë asnjë mësues.

Por, sipas analizës që i është bërë këtyre rezultateve, specialistët mendojnë se ndoshta shkak për këtë nivel të dobët është bërë edhe ndërtimi i testit për këtë kategori që, ndryshe nga mësuesit e tjerë, kanë pasur një test me pyetje vetëm në lidhje me dokumentacionin shkollor, programin mësimor dhe metodikën mësimore. Sipas tyre këto tregues mbase shpjegojnë dhe ndryshimin që ekziston midis mësuesve që vijnë nga degë studimi mësuesie dhe atyre që kanë studiuar për degë të tjera profesionale, jo mësuesie, dhe më tej kanë hyrë në rrugën e mësimdhënies.

Ndërkohë sa u përket mësuesve të shkollave të tjera, në gjimnazet e përgjithshme kanë rezultuar mbetës 3.24 për qind e mësuesve, në ciklin e lartë të arsimit 9-vjeçar mbetës janë 1.72% e mësuesve, në ciklin fillor të arsimit 9-vjeçar mbetës janë vetëm 0.62 për qind e mësuesve, ndërsa tek ata të arsimit parashkollor nuk ka rezultuar asnjë mbetës. Kategorinë shkëlqyeshëm e kanë prekur vetëm mësuesit e gjimnazit me 1.94% dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar, cikli i lartë me 0.22%, ndërkohë që edhe në kategorinë shumë mirë ata kanë përqindjen më të lartë.

Në total, nga 2359 mësues që morën pjesë në atestimin e zhvilluar një vit më parë, mirë janë vlerësuar 57.74 për qind e mësuesve, mbetës janë 2.76 për qind e tyre, shkëlqyeshëm kanë mundur të marrin vetëm 0.47 për qind e mësuesve të testuar, shumë mirë e kanë merituar 19.97 për qind e mësuesve dhe me dobët janë vlerësuar 19.08 për qind e mësuesve që kanë plotësuar kushtet për rritjen në kategori.Burimi i lajmit është Gazeta Shqiptare.

 



   Διαδώστε αυτό το άρθρο