What's hot? ΕΜΠΟΛΑ· ΓΑΖΑ· ΑΡΓΕΝΤΙΝΗ· ΔΟΣΕΙΣ Διαύγεια 31 Αθήνα Αναλυτικά

Ja mënyra,kontakti dhe aplikimi për pasaportë biometrike në Ambasadën Shqiptare në Athinë

Μέγεθος κειμένου
Ja mënyra,kontakti dhe aplikimi për pasaportë biometrike në Ambasadën Shqiptare në Athinë

Διαδώστε αυτό το άρθρο

 

Επιλογή κατηγορίας

Στην ίδια κατηγορία

Τελευταία ενημέρωση: 13.06.2011 | 11:11
Πρώτη δημοσίευση: 13.06.2011 | 09:42
Διαδώστε το:


Sektori Konsullor i Ambasadës Shqiptare në Athinë ka aktivizuar një linjë telefonike për emigrantët shqiptarë që jetojnë JASHTË Athinës.

Ambasada ka vënë në dispozicion numërin 210 68 76 216 ,ku mund të telefonojnë emigrantët dhe të mbyllin takim për të aplikuar për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti.

Kjo mundësi nuk iu jepet emigrantëve që jetojnë në Athinë.Ata ,ose një pjestar i familjes duhet të shkojnë vetë në ambasadë për të mbyllur takim.Me vete personi duhet të ketë dokument identifikimi,ndërsa do ti jepet një numër nga personeli i ambasadës që ai të paraqitet disa ditë më vonë për të aplikuar.

Sipas ambasadës,kjo ndodh për të mos patur raste korruptive dhe keqkuptime dhe proçedura të shkojë normalisht,ashtu si ka shkuar deri tani.

Për informacione të tjera,emigrantët mund të telefonojnë edhe në numrin 210 68 76 204.

PROÇEDURA

Sipas deklaratës të Ministrisë së Brendshme,të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë në Greqi,mund të pajisen me dokumentat biometrike (kartë identiteti dhe pasaporta biometrike) pranë Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë dhe në Konsullatën e Shqipërisë në Selanik.Proçesi i aplikimit është i njëjtë me atë që bëhet edhe në Shqipëri.

 

Zyrat e aplikimit

Oraret e aplikimeve janë:

09.00 – 15.00

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë gjendet në rrugën Vekiareli 7 ,Filothei Athinë,ndërsa numri i kontaktit telefonik është +30  210 68 76 200-04

Konsullata e Republikës së Shqipërisë në Selanik gjendet në Rrugën Cimiski 43,ndërsa numri i kontaktit  telefonik është + 30   257 598

 

Dokumentat që mund të aplikoni

Mundë të aplikoni për: Pasaportë biometrike (për të gjithë aplikantët nga 0-16 vjeç dhe për ata që disponojnë letërnjoftim) ,letërnjoftim dhe pasaportë biometrike,njëkohësisht (për të gjithë shtetasit mbi 16 vjeç ).

 

Vlera e dokumentave

Letërnjoftimi (karta e identitetit) kushton 10 euro

Pasaporta biometrike kushton 108 euro

 

 

Pagesa

Pagesa kryehet në bankën e  Pireut dhe shumat përkatëse duhet të derdhen në numrin e llogarisë: Ambasada e Republikës së Shqipërisë ,Banka  ePireut (në çdo pikë të bankës) .

Numri i llogarisë është 5053-052306-404


Konsullata e Republikës së Shqipërisë në Selanik

Banka Kombëtare Greke (në çdo pikë të bankës) ,në numrin e llogarisë 212/480800-26


Pagesa në këto llogari mund të kryhet edhe në çdo bankë tjetër duke marrë parasysh se do të keni një shpenzim ekstra për komisionin.

 

 

Pajisja me kupon

Me mandat –pagesën që keni marrë nga banka ,tregojani personelit të ambasadës dhe merrni kuponat përkatës  për dokumentat që doni të aplikoni.

Me vete duhe të keni edhe një dokument identifikimi,i cili mund të jetë,një pasaportë e vjetër,Leje  Drejtimi Automjeti,Letërnjoftim elektronik (nëse e keni) ,ose një çertifikatë e muajve të fundit.

Fëmijët nën 18 vjeç duhe të jenë të shoqëruar  nga njëri prind ,i cili duhet  të faktojë lidhjen familjare me fëmijën nëpërmjet një dokumenti (çertifikatë familjare).

 



   Διαδώστε αυτό το άρθρο