Ειδήσεις ΤΖΟΚΕΡ· ΣΕΙΣΜΟΣ· ΟΑΕΔ· ΤΕΛΗ ΚΥΚΛΟΦΟΡΙΑΣ 2017 6 Αθήνα Αναλυτικά

Greqia hap dyer e burgjeve,lirohen mijëra të burgosur! –Ja cilët shqiptarë përfitojnë

Greqia hap dyer e burgjeve,lirohen mijëra të burgosur! –Ja cilët shqiptarë përfitojnë
Διαδώστε αυτό το άρθρο

 

Επιλογή κατηγορίας

Στην ίδια κατηγορία

Τελευταία ενημέρωση: 16.12.2011 | 12:38
Πρώτη δημοσίευση: 16.12.2011 | 12:38

Një tjetër dritare hap për mijëra të burgosur Greqia,kryesisht për ata që janë të dënuar deri në 10 vjet burg,por edhe për ata që duhet të dalin sepse kanë nevojë familjet e tyre.

Masa radilkale për mbipopullimin e burgjeve ka marrë Ministria e Drejtësisë greke,e cila përmban në projekt-ligj edhe ksenofobinë dhe racizmin.

Sipas të dhënave të deritanishme,bëhet fjalë se do të lirohen nga burgu edhe të dënuar me 10 vjet burg për vepra të ndryshme penale. 

Nga ky projekt-ligj nuk përfitojnë të dënuarit për raste terrorizmi dhe personat që janë të dënuar për detyrime ndaj shtetit.

Në mënyrë të veçantë...

-Lirohen nga burgu shtetasit që janë dënuar deri në 10 vjet burg,me kusht që shtetasi i dënuar deri në tre vjet duhet të ketë bërë 1/10 e dënimit,për ata që janë të dënuar deri në 5 vjet burg ,duhet të kenë kryer 1/5 e dënimit,ndërsa ata që janë dënuar 10 vjet burg duhet të kenë ktryer 1/3 e dënimit.

-Të miturit e dënuar deri në 10 vjet duhet të kenë kryer 1/3 e dënimit,ndërsa për dënime mbi tre vjet,duhet të kenë kryer 1/5 e dënimit.

-Të gjithë ata që do të lirohen gjatë këtij ndryshimi dhe do të kryejnë vepër penale,atëherë do të kryejnë të gjithë dënimin pa asnjë falje.

-Pezullohen dënimet deri në një vit,që janë vendosur me vendime të nxjerra para publikimit të ligjit të ri,në rast se janë bërë të pakthyeshme.Vendimi përfshin vepra penale të “vogla”.

Në raportin e legjislacionit aktual thuhet se në burgjet greke vuajnë dënimin rreth 12.000 persona,prej të cilëve 7.000 janë të huaj.

Nga këta,4.000 janë të dënuar për trafik të lëndëve narkotike.Kapaciteti i burgjeve greke është 9.700 vende,që do të thotë se burgjet janë të mbipopulluar me 2.300 vetë më shumë dhe kushtet janë shumë të rënda.

Sipas ministrisë së Drejtësisë,filozofia e legjislacionit është ,lirimi nga burgu i personave që nuk cilësohen rrezik për shoqërinë,por edhe për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë dënimin e tyre.



   Διαδώστε αυτό το άρθρο
close button

Κάντε Like: Newsit.gr στο Facebook